Libri VS filmi

Hajdi, Gratë e vogla dhe 12 vjet sllav. Këta filma të publikuar kanë një gjë të përbashkët, dhe ju mund ta keni marrë me mend tashmë: ishin të gjithë libra që u përshtatën më vonë në filma.

Duket sikur Hollywood po kërkon gjithnjë e më shumë libra për t’u frymëzuar për hitet e ardhshme e të suksesshme. Nga pikëpamja e biznesit, ka kuptim të plotë sepse prodhuesit mund të mbështeten në popullaritetin e një libri të caktuar dhe ta përdorin atë në avantazhin e tyre kur bëhet fjalë për marketingun e publikimit të filmit.

Si një lexues i zjarrtë, jam gjithmonë i emocionuar me lajmin se një libër po përshtatet si film artistik. Mendja ime është e pushtuar nga mendimet se cilët do të jenë aktorët, nëse filmi do t’i qëndrojë besnik librit dhe më e rëndësishmja, nëse filmi do të jetë po aq i mirë sa libri. Mendimi për të qenë më në fund në gjendje të përfytyroj atë që më parë ishte kufizuar vetëm në imagjinatën time është gjithmonë një perspektivë emocionuese.

Gjithsesi, ndihem shumë i dëshpëruar në rastet kur shikoj një film të bazuar në një libër dhe nëse do të më pyesnin një vit më parë se cilin do të preferoja: filmin apo librin, do të kisha zgjedhur menjëherë librin.

Megjithatë, më duhet ta pranoj që gjatë vitit të kaluar, kam arritur të vlerësoj më shumë përshtatjet filmike të librave, sepse kam kuptuar se krahasimi i librave me filma nuk është i drejtë; në fund të fundit, të dy mediumet kanë avantazhe dhe kualifikime të ndryshme. Siç ka thënë Stephen King, të krahasosh njërën me tjetrën është si të krahasosh mollët me portokallin. Libri dhe filmi janë dy burime të shkëlqyera argëtimi, por nuk janë të krahasueshme. Për ata që ende hezitojnë ta pranojnë këtë teori, unë do të thellohem më shumë në këtë pyetje shekullore: “Cila më mirë: libri apo filmi?” 

Besimi popullor është se librat janë njëqind herë më të mirë se filmat e tyre. Librat janë të mrekullueshëm, sepse i lejojnë lexuesit të jenë pjesë e historisë; ne ndihemi se njohim mendimet dhe ndjenjat e çdo personazhi. Libër do të thotë më shumë: më shumë detaje, më shumë fokus në zhvillimin e personazheve dhe më shumë thellësi në kuptimin e veprës artistike. Është gjithashtu forma që kërkon më shumë kohë në krahasim me filmin.

Nga ana tjetër, gjëja më e mahnitshme rreth filmave është aftësia e tyre për të treguar ngjarjen aq bukur. Teksa lexoj një libër, shpesh paramendoj ngjarjen si një film. Unë përcaktoj mjedisin dhe mund të shoh shprehjet e personazheve.

Megjithatë, të shikosh të njëjtën histori të shpalosur në ekran është një përvojë tjetër. Ndërsa leximi nxit imagjinatën tuaj, një film ju ndihmon të vizualizoni të gjitha elementet që ndodhen në libër e që më parë ishin të strukura në imagjinatën tuaj. Të zhyt në histori në një mënyrë të ndryshme nga libri. 

Për shembull, pasi kam lexuar botën magjike të Harry Potter-it, kam shikuar filmin. Aty kam kuptuar se çfarë autorja J.K. Rowling do të thotë me “Ai ishte pothuajse dy herë më i gjatë se një burrë normal dhe të paktën pesë herë më i gjerë. Ai dukej thjesht shumë i madh, shumë i egër – flokët dhe mjekra e zezë fshihnin pjesën më të madhe të fytyrës së tij, ai kishte duar sa kapakët e koshit të plehrave dhe këmbët e tij në çizmet e tyre prej lëkure ishin si bebe delfinësh. E thënë thjesht, filmat na e bëjnë më të lehtë që të shijojmë historinë.

Një përfitim i shtuar i filmave është muzika dhe dizajnet vizuale që përmirësojnë përvojën e shikimit të një filmi. Imagjinoni që po shikoni një skenë emocionale. Është kulmi i historisë, dhe në sfond luan një orkestër e butë, dhe violina fillon të dëgjohet më fortë ndërsa historia arrin zgjidhjen e saj. Në atë moment, ju ndieni pikërisht atë që ndiejnë personazhet dhe zemra juaj rreh së bashku me melodinë e muzikës. Filmat kanë një mënyrë tjetër për të përcjellë emocionin dhe tonin e një skene të caktuar.

Era Baliu

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Feride Uka, nxënësja e parë që ka shpalosur idetë për përmirësimin e gjendjes arsimore në Kosovë

Next Article

Një gjuhë, një komb - promovohet paketa fituese “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare 1” për fëmijët shqiptarë në Diasporë

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427