Libri bashkoi shtëpitë botuese, krijuesit, studiuesit, nxënësit, prindërit dhe mësuesit e shkollave shqipe, nën organizimin e mrekullueshëm të Shoqatës “Bashkimi”.
Të dielën, me datë 18 shtator 2022, nën organizimin e Shoqatës “Bashkimi” në Uster të Kantonit të Zyrihut u organizua Panairi i Librit “Diaspora 22”. Një organizim që la “pa fjalë” shumë pjesëmarrës, të cilët shprehën fjalët më të bukura për organizimin dhe skenarin e Panairit. Fakt është se ky Panair po zhvillohet për herë të dytë sepse nga Panairi i parë 2019 pati një ndërprerje dyvjeçare për hir të pandemisë.
Panairin e hapën kryetari dhe nënkryetarii Shoqatës “Bashkimi”, Guximtar Alushi dhe Bekim Bajkraktari, të cilët falënderuanaktivistët e Shoqatës, për punën dhe përkushtimin rreth organizimit, pjesëmarrësit si dhe të gjithë ata të cilët kontribuuan që Panairi të hap dyert e tij. Pas tij fjalën e nderit e kishte prof. Dr. Agim Vinca (profesor dhe shkrimtar), i cili falënderoi Shoqatën për ftesën si dhe i uroj Panairit të Librit jetëgjatësi dhe suksese.

Salla e qytetit ishte rregulluar për mrekulli, tavolinat ishin të mbuluara me libra nga studiues, krijues dhe shtëpi botuese. Çdo gjë sillej rreth librit. Organizatorët kishin përgatitur skenën dhe programin e prezantimit, ku aktorë të ndryshëm patën mundësinë të prezantojnë punën dhe aktivitetet e tyre. Vlen të dallojmë prof. Agim Vincën, i cili sivjet feston 50 – vjetorin e krijimtarisë së tij. Prandaj organizatorët ishin kujdesur që poetit t`i bëhej një befasi e këndshme për punën e tij, jo vetëm si poet por edhe si profesor, fjala e të cilit ishte dhe është gjithmonë në shërbim të çështjes kombëtare. Në programin e panairit prezantuan krijimtarinë e tyre edhe krijuesit në Diasporë Brahim Avdyli, Muharrem Blakaj, Bujar Salihu, Çun Lajçi etj., përkthyesja e poezisë shqipe në gjermanisht Loreta Schillock, studiuesit Aleksandër Hasanas, Butrint Balaj etj. Me interes ishte edhe prezantimi i shkrimtarit Mustafë Krasniqi nga Gjermania, i cili prezantoi monografinë kushtuar heroit të kombit XhavitHazirit.
Befasia e Panairit ishte prezantimi i “Shkollës Shqipe” në Zvicër ku nëpërmjet fotografive të botuara në mediat shqiptare gjatë 3-4 viteve te fundit, në formë vizualeu prezantuan të gjitha shkollat e hapura deri më tani, vendet, klasat, mësuesit, nxënësit. Pra ishte një pamje faktografike që dëshmonte të gjitha ato pika shkollore të hapura me një punë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, ku në fundu shoqërua me duartrokitje.

Në këtë panairishteedhe drejtoresha e ShtëpisëBotuese “Albas” nga Tirana, znj. Rita Petro, e cila si zakonisht është e gatshme të mbështes projekte të këtilla që kanë për synim përhapjen e librit. Ajo së bashku me Edlira Dedjen prezantuan botimet e kësaj shtëpie si dhe krijimtarinë e njërit nga klasikët e letërsisë për fëmijë poetit Bedri Dedja. Nga shtëpitë botuese ishte “Litera Academy” nga Shkupi e cila prezantoi revistat dhe materialet e ndryshme shkollore për fëmijët e moshës parashkollore, që ndoshta mund të përdoren edhe për nxënësit e nivelit të parë, në mërgatë.

Sintetizimi i prezantimeve nga autorë të ndryshëm u shoqërua edhe me pushime të shkurtuara, të cilat pushime valltarët e shoqatës i shfrytëzuan për mrekulli duke prezantuar vallen e bukur shqipe.
Nga Vaxhid Sejdiu
© Portali Shkollor-Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
175236 975697Vi ringrazio, ho trovato che quanto scritto non sia completamente corretto 123753
910325 148137Hosting a blog composing facility (in a broad sense) requires unlimited space. So I suggest you to discover such internet hosting (internet space provider) that supply flexibility inside your internet space. 257034
412820 985820Hey! Nice stuff, do tell us when you post something like that! 859850
214310 200600Cause thats required valuable affiliate business rules to get you started on participating in circumstances appropriate for your incredible web-based business concern. Inernet marketing 932650