Libri, miku më i mirë i nxënësve të shkollës “Gustav Majer”

Nxënësit e klasës së tretë të shkollës “Gustav Majer”, së bashku me mësuesen e tyre, Rovenën, mirëpritën me mjaft interes autoren e librave për fëmijë, Sevi Agollin, e cila zhvilloi një bisedë të këndshme me nxënësit mbi rolin e librit dhe leximit në zhvillimin e tyre.

“Libri, miku ynë më i mirë” ishte tema e orës letrare kushtuar librit dhe leximit dje me nxënësit e klasës së tretë të shkollës “Gustav Majer”.

Me organizimin e mësuese Rovenës, nxënësit mirëpritën me dashuri autoren e librave për fëmijë, Sevi Agollin, e cila zhvilloi një bisedë të këndshme me nxënësit mbi rolin e librit dhe leximit në zhvillimin e tyre. Fëmijët kishin përgatitur pyetje pafund për autoren dhe bashkë me të ndanë përvojat e tyre për librat që kishin lexuar dhe ata që kishin lënë gjurmë në mendjen e tyre. 

Vetë nxënësit theksuan faktin se librat nxitin imagjinatën e tyre dhe e bën mendjen të jetë më kreative dhe aktive. Një nxënës tjetër theksoi faktin se leximi i librave e kishte ndihmuar të lexonte rrjedhshëm dhe të mësonte shumë fjalë të reja. 

Autorja Sevi Agolli shtoi se, ashtu si trupi që ka nevojë të ushqehet shëndetshëm me vitamina dhe proteina, edhe mendja jonë duhet të ushqehet me art, me libra, për të qenë e shëndetshme. 

“Sa herë ne lexojmë një libër, është sikur mbjellim një pemë në mendjen tonë, e cila do të lëshojë rrënjë, do të rritet, do të lulëzojë dhe do të japë frytet e saj për ne. Leximi i tyre e bën mendjen tonë të fortë dhe të shëndetshme dhe ne duhet të kujdesemi për të, njësoj si për trupin tonë. Librat janë ata, që me dijet dhe informacionet e tyre, nesër na bëjnë më të aftë për të përballuar sfidat e ndryshme që hasim në jetë”, tha ajo.

Në pjesën e dytë të takimit autorja prezantoi para nxënësve edhe librin e saj më të fundit kushtuar fëmijëve dhe rritjes së tyre të shëndetshme “Hajdutja e buzëqeshjeve”, ku kishte nxënës që e kishin lexuar dhe ndanë emocionet e tyre me autoren.  

Është me rëndësi të theksohet këtu, se kur kjo orë zhvillohet edhe me një autor të ftuar në klasë, kjo temë bëhet më e prekshme dhe më e ndjeshme për fëmijët.

Takimi u mbyll me përqafime të ngrohta, me falënderime dhe premtime për të bërë takime të tjera, për të folur për librat, miqtë tanë më të mirë.

Videoja më poshtë përcjell pak momente nga ky takim

https://www.facebook.com/portalishkollor.al/videos/789213012832180

Përgatiti: Xhoana Jaku

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Çfarë janë silantet dhe a mund të përdoren te fëmijët?

Next Article

Kujdesi që duhet treguar ndaj zhvillimit të fëmijës

Related Posts