Librat kundër bombave: Të mirat e librit janë të pafundme

Disa qytetarë ukrainas po përdorin librat si mburojë nga sulmet e jashtme armike. Lev Shevchenko, urbanist, fotografoi shtëpinë e fqinjëve në Kiev, me dritaret e bllokuara nga librat. Kur ushtria ruse filloi të shkatërrojë shtëpitë, vendasit u detyruan të shpiknin mënyra për të mbrojtur veten.

Gjatë pandemisë së Covid-19, popullsia e Ukrainës bleu libra falë një politike të qeverisë mbi vaksinat kundër Covid-19. Sot nuk ka kohë për të lexuar, megjithatë librat janë kthyer në mburojë kundër sulmit armik. 

Si po i përdorin ukrainasit librat në luftë?

Orhan Pamuk thoshte: “Lexova një libër një ditë dhe e gjithë jeta ime ndryshoi”. Në rastin e Ukrainës, disa qytetarë po përdorin librat si mburojë nga sulmet e jashtme armike. Lev Shevchenko, urbanist, fotografoi shtëpinë e fqinjëve në Kiev, me dritaret e bllokuara nga librat. Kur ushtria ruse filloi të shkatërrojë shtëpitë në qytetet e Ukrainës, vendasit u detyruan të shpiknin mënyra për të mbrojtur veten. 

Politika e leximit gjatë pandemisë 

Nga raportimet e Katerina Sergatskova, kryeredaktore e gazetës Zaborona, me bazë në Kiev: “Një qytetar ukrainas lexon mesatarisht vetëm një libër në vit. Pak para pushtimit rus të Ukrainës, pandemia e koronavirusit solli një përparim të papritur kulturor në vend. Ukraina kishte një nga normat më të ulëta të vaksinimit në botë. Instituti i Librave të Ukrainës, një agjenci relativisht e re qeveritare, doli me idenë e ofrimit të “kuponëve të kulturës”, si shpërblim për marrjen e një vaksinimi kundër Covid. Me çdo kupon prej 1000 hryvnia (rivnia, monedha kombëtare e Ukrainës), e barazvlefshme me 25 £ (paund), banorët e Ukrainës mund të blinin bileta për një film ose një koncert, një anëtarësim në palestër ose në librari. Qytetarët shpenzuan më shumë se 1 miliard hryvnia për libra”.

Krijimi i një kulture leximi 

Blerja e librave nuk ishte zakon për popullsinë. Sidoqoftë, kur Rusia aneksoi Krimenë dhe pushtoi një pjesë të Donbasit në vitin 2014, autoritetet ukrainase miratuan disa ligje të reja në lidhje me librat. Një ligj ndaloi importin e librave të shtypur në Rusi. Një tjetër ligj detyroi mediet të botojnë në gjuhën ukrainase. U hartuan programe për të mbështetur shkrimtarët vendas dhe përkthimin e autorëve të huaj në gjuhën ukrainase. Kjo çoi në një rritje të zhvillimit të shtëpive botuese ukrainase dhe shfaqjen e shumë shkrimtarëve të rinj. Por, vendi u tha lamtumirë librave më 24 shkurt, Rusia nisi një sulm në shkallë të plotë, raketat fluturuan jo vetëm në infrastrukturën ushtarake, siç pretendoi presidenti Vladimir Putin, por edhe në shtëpitë e civilëve.

“Nuk ka kohë për të lexuar apo shkruar. Tani të gjithë janë të përqendruar në mbrojtjen e të dashurve të tyre. Unë kam jetuar në Kiev, që kur Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014  dhe tani jam sërish një person i zhvendosur brenda vendit. Pasi një avion ushtarak rus u rrëzua para dritareve të mia, unë dhe familja ime u evakuuam në një vend më të sigurt në Lviv, në Ukrainën perëndimore. Si redaktore e medies Zaborona, kaloj ditë të tëra duke punuar nga shtëpia jonë e përkohshme, duke mbledhur dëshmi të luftës”. –  u shpreh Katerina Sergatskova. 

Xhoana Jaku

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Projekt: Të mposhtim frikën! Brunilda Xhemo, mësuesja që u gjendet pranë maturantëve

Next Article

Problematika dhe vështirësi të shkollës shqiptare

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427