LIBËR I RI

Udhëtim në botën e pikturës shqiptare

Ky udhëtim fillon me tablotë e realizuara në shekujt XVI-XVIII, nga mjeshtri i madh Onufri, nga pasuesi i tij i denjë, Konstandin Shpataraku…

Shkrimtari Luan Rama, që është edhe personazhi i gjyshit në këtë libër, e shoqëron mbesën e tij, Lolën, por edhe të gjithë lexuesit e vegjël në atelietë e piktorëve, si dhe në galeritë dhe muzetë e artistëve më të njohur shqiptarë në kohë. Ky udhëtim fillon me tablotë e realizuara në shekujt XVI-XVIII, nga mjeshtri i madh Onufri, nga pasuesi i tij i denjë, Konstandin Shpataraku; vazhdon më pas me tablotë e shekullit XX të piktorëve, si Spiro Xega, autori i tablosë së njohur “Skënderbeu”, piktori dhe fotografi i shquar Kolë Idromeno, krijuesi i peizazheve të mrekullueshme, Vangjush Mio. Dhe shfaqen më pas portretet që të mbeten në mendje të motrave Androniqi dhe Sofia Zengo, tablotë me frymën e thellë popullore të Abdurrahim Buzës, portretet dhe peizazhet e mjeshtrit Sadik Kaceli, për ta mbyllur me piktorin me famë botërore, Ibrahim Kodrën, ku mbresëlënëse është dhe piktura e tij e fundit, e mbetur përgjysmë.

Blini online librin duke klikuar në www.librarialbas.al

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Mbahet për herë të parë Konferenca Kombëtare e Bashkëpunimit Universitet-Biznes

Next Article

Na erdhi edhe posta! Një dhuratë e çmuar nga Shqipëria

Related Posts
më shumë

Rëndësia e lojërave

Një lloj i veçantë lojërash që mpreh aftësitë folëse të fëmijëve, janë lojërat gjuhësore. Ato janë shumë argëtuese…

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427