Lexohet me nxënësit e shkollës jo publike Kristaq Rama” libri “Ana Flokëkuqja”

Këtë radhë, thirrjes së Anës për leximin e librit “Ana Flokëkuqja” nga seria klasikët, iu bashkuan nxënësit e klasës së gjashtë të shkollës jo publike “Kristaq Rama” me mësuesen e tyre Arlinda Cekli, si edhe mikesha e klubit Aries Nine, nxënëse e klasës së shtatë te shkolla “Ylber”.

Aktivitetet e klubit të leximit për fëmijë “Miushi lexues” kanë për qëllim afrimin e fëmijëve dhe të rinjve me librin. Ideja e këtij projekti nisi nga dëshira e fëmijëve për t’u mbledhur së bashku dhe për të lexuar në mjediset e librarisë “Albas”.

Këtë radhë, thirrjes së Anës për leximin e librit “Ana Flokëkuqja” nga seria klasikët, iu bashkuan nxënësit e klasës së gjashtë të shkollës jo publike “Kristaq Rama” me mësuesen e tyre Arlinda Cekli, si edhe mikesha e klubit Aries Nine, nxënëse e klasës së shtatë te shkolla “Ylber” .

Ana, organizatorja e klubit, zgjodhi të lexonte njërën nga pjesët që i pëlqente më shumë nga libri. Më pas, nxënësit u ftuan që të ndanin së bashku fragmentet që u kishin lënë më shumë mbresa. 

Gjatë takimit, përveç leximit u hodhën ide dhe nuk munguan të qeshurat. Nxënësit gjithashtu bënë edhe një krahasim dashamirës sa i takon energjisë, gjallërisë dhe imagjinatës së Ana Shirli Kuthbert, personazhe kryesore në libër, me vetë organizatoren e klubit Ana Dede.

“Kam lexuar dikur në një libër se një trëndafili, çfarëdo emri t’i vënë, do të ketë kurdoherë aromë të këndshme, por asnjëherë nuk kam mundur ta besoj një gjë të tillë. Nuk besoj se një trëndafil do të jetë aq erëmirë, po të quhej gjembaç apo lakër qelbëse” (fragment i lexuar nga libri “Ana Flokëkuqja”).

Gjatë aktivitetit nuk mungoi përfshirja e të gjithë nxënësve pjesëmarrës, të cilët nuk hezituan të flisnin apo të kërkonin të dinin më shumë mbi autoren dhe personazhet e librit. Spikati edhe dëshira e tyre e madhe për leximin, duke renditur tituj të librave më të pëlqyer prej tyre. Nxënësit e shkollës jo publike “Kristaq Rama” bënë një analizë të bukur të librit “Ana Flokëkuqja”, duke vënë në pah edhe problematikat që ndeshen në vepër, si bullizmi, duke dhënë edhe shembuj sa e pranishme është kjo problematikë edhe sot. 

Krijimi i klubit të leximit të fëmijëve, i ndërtuar nga fëmijët për fëmijët, ka si qëllim të  ndikojë ndjeshëm në rritjen e shëndetshme të brezave. Nëpërmjet historive emocionuese, që lexohen nga librat për fëmijë të botuara nga Albas, fëmijët njihen me vlerat dhe antivlerat në shoqërinë sonë. 

Edhe një herë klubi falënderon nxënësit e klasës së gjashtë “Kristaq Rama” dhe mësuesen Arlinda Cekli, që ishin pjesë e takimit javor, si edhe për përfshirjen e tyre duke lexuar dhe diskutuar mbi veçantinë e librit “Ana Flokëkuqja”. 

Ju mirëpresim në mjediset e librarisë “Albas” për lexime të radhës!

Përgatiti: Xhoana Jaku

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Për fëmijët e të pasurve, që i quajnë mësuesit “pabuksa”!

Next Article

Desa Harxhi: "Metamorfoza" konsiderohet si një vepër e hapur për lexime dhe interpretime pa fund

Related Posts