Letra e veçantë e Sanie Toçit pas tri dekadave në arsim: A kam qenë një drejtuese e mirë?

Pas tri dekadave punë, përvojë dhe shkëmbimesh të ndërsjella, arsimtarja dhe drejtuesja Sanie Toçi në prag pensioni sjell këtë letër e cila të bën të reflektosh por edhe të frymëzohesh për misionin që ka çdo mësues apo drejtues shkolle…

Të dashur kolegë

Të dashur prindër, nxënës e ish-nxënës të shkollës “Besnik Syla” Mamurras,

për rreth tri dekada punë, përvojë, shkëmbime të ndërsjella, mendoj se ka ardhur koha të bëj refleksionin tim. Dy dekada e ca drejtuese njeriu mendon: A kam qenë një drejtuese e mirë, siç thotë një nënë (dhe unë jam e tillë). 

A kam qenë jo vetëm një drejtuese, por edhe një shoqe, një nënë, një motër? A i kam dëgjuar sa dhe si duhet hallet dhe nevojat kolegëve? A kam bashkëpunuar si e barabartë, pa butaforinë që nganjëherë në një post mund të nxjerr krye? 

Jua lë juve ta vlerësoni. 

Por dua të them se për 28 vite në drejtim të kësaj shkolle shqetësimin e çdo nxënësi e kam përjetuar si shqetësim të fëmijëve të mi; suksesi i secilit nxënës më ka lumturuar si sukses i fëmijës tim; me prindërit kam qenë e hapur, komunikuese, ndihmëse dhe bashkëpunuese dhe kam gjetur përherë përkrahjen dhe mirëkuptimin e tyre gjithmonë, në të mirë të fëmijës së tyre. 

Mësuesit e rinj i kam parë si fëmijët e mi, ndërsa të tjerët si motra e vëllezër. Në çdo familje ka të pakënaqur;  kjo varet nga pritshmërit dhe egot e secilit, por mendoj se një drejtues është i mirë dhe i denjë kur vlerëson sa dhe si duhet meritat e kolegëve, respekton vlerat e tyre, shpërblen përkushtimin me mirënjohje. Askush nuk ka lindur për të qen drejtues, janë rrethanat shpesh jashtë profesionale që e bëjnë të tillë. E rëndësishme është që rolin e ngarkuar ta përmbushësh me dinjitet e paanësi duke mishëruar modesti e përkushtim . Në mendje më vjen gjithmonë thënia e Nënë Terezës se “Jo çdo njeri mund të bëjë gjëra të mëdha, por secili prej nesh mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe” . 

Sërish vlerësimin tim e lë në dorën tuaj, por me dorë në  zemër ju them se nuk ju kam ndarë nga familja ime, se kolegët dhe kolektivin gjithmonë e kam parë si një familje të madhe, ku secili ka vendin e tij.  Dhe me këtë mendim tërhiqem në vitet e pensionit tim.

Duke shpresuar të mos ju kem bezdisur e duke ju uruar të gjithat të mirat e botës secilit nga ju bashkë me familjet tuaja, po e mbyll këtë status të fundit me falënderimet më të përzemërta dhe mirënjohjen me sublime për të gjithë ata që më janë gjendur pranë në çdo situatë personale dhe familjare .

Edhe njëherë faleminderit për mbështetjen, durimin dhe mirëkuptimin tuaj .

Me shumë konsideratë e respekt,

Sanie Toçi.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Nëse tek fëmija apo nxënësi vëreni këto elemente, atëherë është fjala për disleksi

Next Article

Leximi dhe fëmijët, libra jashtëshkollorë për çdo grupmoshë

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427