Larmishmëri aktivitetesh në gjimnazin “Havzi Nela”

Klasat që zhvillojnë mësimin pasdite do të flisnin dhe përgatiteshin për të promovuar vlerat e produkteve të zonës. Prezantimi i Produkteve Etno-Kulturore të Krahinës së Lumës. Ndërsa grupi i klasave të tjera kishte në fokus mbrojtjen e mjedisit.

Në Kuadër të Aktiviteteve të ndryshme si shkollë me qendër komunitare shkolla “Havzi Nela” në Kukës ka organizuar disa aktivitete. Nxënësit u ndanë në dy grupe, grupi i parë nxënësit që zhvillojnë mësimin paradite dhe nxënësit që e zhvillojnë mësimin pasdite. Ndanë të gjitha detyrat. Fillimisht u përcaktua se çfarë do të përgatisë secili grup e më pas grupet u organizuan me njëri-tjetrin.

Klasat që zhvillojnë mësimin pasdite do të flisnin dhe përgatiteshin për të promovuar vlerat e produkteve të zonës. Prezantimi i Produkteve Etno-Kulturore të Krahinës së Lumës. Ndërsa grupi i klasave të tjera turni i paradites kishte në fokus mbrojtjen e mjedisit.

Në këtë aktivitet 10 klasa kanë vepruar nën moton mbjellim nga 1 pemë për gjelbërimin e ambienteve rreth shkollës. Ndërsa grupimi i nxënësve të klasave të X-ta janë angazhuar në ndërtimin e një terreni sportiv konkretisht fushë volejbolli në një ambient më të këndshëm miqësor ndaj mjedisit dhe i rëndësishëm për të gjithë.

Nën kujdesin e mësuesve, nxënësit ia kanë dalë që ky aktivitet t’i arrijë objektivat dhe të vlerësohet i suksesshëm. Nxënësit ishin shumë të entuziazmuar pas përfundimit të këtyre aktiviteteve të larmishme.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
1 comment
  1. 626587 660159Heya just wanted to give you a brief heads up and let you know a few of the pictures arent loading properly. Im not certain why but I feel its a linking problem. Ive tried it in two different internet browsers and both show exactly the same results. 474442

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Orë mësimi digjitale në lëndën e fizikës, klasa X-të

Next Article

Zyshë, ç’do të thotë arna?

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427