Lamtumirë profesor Nasho Jorgaqi!

Shkrimtari dhe studiuesi Nasho Jorgaqi ka ndërruar jetë pasditen e të enjtes së 25 gushtit në moshën 91-vjeçare. Jorgaqi lëvronte si shkrimtar, përkthyes, skenarist, hulumtues dhe studiues duke u nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh i Punës”. Ai la pas një pasuri të vyer në kulturën dhe arsimin e Shqipërisë.

Është ndarë nga jeta shkrimtari i njohur Nasho Jorgaqi.

Nasho Jorgaqi lindi në vitin 1931 në Fier. Ai ishte shkrimtar, skenarist, hulumtues dhe studiues shqiptar nga më të njohurit, doktor i shkencave, “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Ai është autor botimesh letrare, skenarësh filmash, përkthimesh dhe botimesh shkencore.

Ndër skenaristët e parë të filmit artistik shqiptar, Jorgaqi ishte autor i një sërë skenërve si “Mimoza llastica”, “Duel i heshtur”, “Tomka dhe shokë e tij” si dhe dokumentarëve për Nolin e Qemal Stafën. Si përkthyes solli në shqip autorë të njohur si Çehov, Gollsuorth e të tjerë.

Ndërsa nga krijimtaria e tij e gjerë përmendim veprat: “Dashuria e Mimozës”, “Ëndrra dhe plagë”, “Tomka”, “Antologji e mendimit estetik shqiptar”, “Udhëtim me Fan Nolin”, “Larg dhe afër”, “Mërgata e qyqeve”, “Estetika e fjalës shqipe”, “Portrete dhe gjurmime”.

Ishte dekoruar me urdhrin “Naim Frashëri” si “Mjeshtër i Madh i Punës”, por edhe jashtë kufijve. Instituti Amerikan i Biografive e ka nderuar me Medaljen të Artë Nderi, ndërsa Qendra Ndërkombëtare e Kembrixhit e ka përfshirë në librin Njerëz të shquar të shekullit të XX-të.

Prof.Jorgaqi u nda nga jeta duke lënë pas një krijimtari të pasur, të vyer në kulturën dhe arsimin e Shqipërisë.

Nanila Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Dijon Bakalli, një artist i vogël me talent të madh

Next Article

Dijon Bakalli, një artist i vogël me talent të madh

Related Posts