Panairi i Ushqimeve është një nga aktivitetet më të bukura dhe më humane që zhvillohen nëpër shkollat tona. Aktiviteti synon të ruajë traditën e gatimeve tradicionale, pra ta bëjë shkollën një vend jo vetëm ku fitohen dije, por edhe vlera njerëzore.
Këtë të enjte, nxënësit e parashkollorit të shkollës “Niket Dardani”, nën kujdesin e mësueses së tyre të përkushtuar, Alma Spahiu, dhe drejtoreshës së shkollës, Suzana Janku, organizuan panairin ushqimor. Ky aktivitet i përvitshëm ka si synim ndërgjegjësimin e të gjithë nxënësve se: “të ndihmosh dhe të sjellësh sadopak ndryshim në jetën e dikujt, fal lumturi e shpresë. Të dhurosh, të jep më shumë kënaqësi se të marrësh. Vetëm duke u bashkuar të gjithë bashkë, ne mund të krijojmë një botë më të mirë e me më pak varfëri dhe vuajtje”.

Sapo hyje në oborrin e shkollës, shihje stendat e bukura që ndrisnin nga buzëqeshjet e fëmijëve. Si tregtarë të vegjël, përpiqeshin të të shpjegonin me aq zell ushqimin e tyre tradicional, me të cilën ishin paraqitur në këtë panair. Kishte nga ata fëmijë, që nuk kishin sjellë vetëm një gatim, por dy-tri gatime karakteristike nga zona e tyre. Ushqimet ishin të shumëllojshme dhe mjaft të shijshme. Aty kishte byrek, krepa, pite, petulla, ëmbëlsira, fruta e lëngje frutash për t’i shoqëruar. Diku më tutje ishte stenda e më të vegjëlve të kësaj shkolle: stenda e parashkollorëve. Të veshur aq bukur dhe me një tryezë plot ngjyra, ato të ftonin të provoje ushqimin e tyre! Përveç kësaj, të tërhiqnin vëmendjen emërtimet metaforike të gatimeve të tyre, ku një ndër ta ishte “Pitet Perla” të Amelit.

Të ardhurat që mblidhnin nxënësit nga një aktivitet i tillë, shkonin për pasurimin e bibliotekës së shkollës. Në mbyllje të panairit, nxënësit e dhanë një shfaqje të bukur me këngë e valle.

Portali Shkollor u uron suksese nxënësve të kësaj shkolle dhe të gjithë nxënësve të Shqipërisë dhe sa më shumë aktivitete të tilla!
Sevi (Lami) Agolli
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
750141 71899Safest the world toasts are made to captivate and also faithfulness to your wedding couple. Beginner sound system watching high decibel locations would be wise to always remember some sort of vital secret produced by presentation, which is your auto. greatest man speeches funny 724216
66028 901770Wonderful info, greater nonetheless to discover out your weblog that has a great layout. Nicely done 597746
702989 887861Hoping to go into business venture world-wide-web Indicates revealing your products or services furthermore companies not only to ladies locally, but nevertheless , to many prospective clients in which are online in most cases. e-wallet 760868