Kushi në Ditën Botërore të Sindromës ‘Down’: Suksesi varet nga mendja e shpirti, jo nga numri i kromozomeve!

“Suksesi varet nga mendja e shpirti, jo nga numri i kromozomeve!”, ky është mesazhi që përcjellë sot në Ditën Botërore të Sindromës Down ministrja Kushi teksa sjellë në vëmendjen tonë një shembull suksesi. Ajo është Selma.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, Ditën Botërore të Sindromës Down e ka sjellë në vëmendje të të gjithëve me një shembull suksesi, duke dëshmuar se janë mendja e shpirti ato që të çojnë drejt suksesit.

Statusi i plotë i ministres:

Suksesi varet nga mendja e shpirti, jo nga numri i kromozomeve!

Sot në Ditën Botërore të Sindromës Down dua t’ju prezantoj me Selmën, një nxënëse tejet e veçantë në gjimnazin “Aleksandër Moisiu” në Kavajë, e cila dëshmon se me punë, vullnet, përkushtim dhe mbështetjen e duhur kushdo mund t’ia dalë në jetë. 

Selma është një frymëzim për të gjithë ne, pasi përveçse është një nxënëse shumë e mirë, ajo gatuan dhe shtron drekën tek Shtëpia e të Moshuarve, prezanton koncerte dhe aktivitete, aktron shkëlqyeshëm madje edhe në rolin e Zhulietës, merr pjesë në sfilata si modele, si dhe në vitin 2018 u shpall “Aktivistja Speciale e Vitit” nga Ministria e Arsimit. 

Selma do të vijojë shkollën e lartë, edhe pse ende nuk e ka vendosur nëse do të zgjedhë diplomacinë, aktrimin apo ndonjë degë tjetër. 

Suksese Selma!

Kaltra Tafani 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Pse paskajorja gege nuk është integruar dot në shqipen standarde?

Next Article

Mite e të vërteta mbi personat me sindromën Down dhe disa aktivitete motorike të dobishme

Related Posts