Nuk janë të paktë ato shqiptarë që guxuan dhe ngritën kokë kundër diktaturës dhe komunizmit në Shqipëri. Shumë intelektualë dhe fetarë dolën kundër sistemit të egër, por fati i tyre dihej.
Marija ishte vajza e re nga Mirdita që sfidoi xhelatët e diktaturës komuniste, në emër të Zotit, përmes besimit katolik. Pas përmbysjes së komunizmit, hitoria e saj e trishtë u njoh në të gjithë vendin dhe më gjërë.
Marie Tuci lindi më 12 mars 1928, në fshatin Ndërfushaz Mirditë, si e bija e Nikollë Mark Tuçit dhe e Dilë Fushës. Ajo ishte nxënëse e shkollës së mesme të motrave Stigmatine në Shkodër. Më pas ajo zgjodhi rrugën fetare. Në vitin 1946, abati Frano Gjini e dërgoi mësuese në shkollën e Mirditës.
Një dëshmi nga një bashkëvuajtëse e burgut, Olimbi Baruti, na tregon Marie Tucin: “Maria ishte inteligjente, guximtare, me besim e fe, lutej vazhdimisht edhe në burg, ishte antikomuniste e vendosur. Një herë në muaj merrte ndërresat që ia dërgonte e ëma përmes një mikut të vet e ato, Maria i ndante me shoqet e veta, sidomos myslimane.”
Ata që e njihnin e mbanin mend të bukur, ndërsa atje, në spital, ndërsa vuante pasojat e kundërshtimit me forcë të komunizmit, pamja e saj ishte tjetërsuar. Thonë që ishte torturuar në mënyrë çnjerëzore.
Ajo është e vetmja grua që renditet mes 40 martirëve të parë të kishës katolike shqiptare, përkrah emrave të tjerë të shquar. Sakrifica e saj u vlerësua edhe nga Papa dhe nga Vatikani.
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.