Pse një fëmijë, i cili e ka me dëshirë të mësuarin, refuzon të bëjë detyrat kur del nga shkolla? Pikërisht, sepse të mësuarit me detyrim e nervozon.
Procesi dhe rezultati.
Cilado qofshin ndryshimet dhe rregullimet e programeve, shkolla tradicionale vazhdon të bazohet në misionin e të nxënit mbi domosdoshmërinë e gëlltitjes sënjë programui ntë paracaktuar për fëmijën. Edhe sot vahjdon të jetë e përqëndruar në pjesën më të madhe të kohës te rezultati, gjë e cila është skajshmërisht e kundërt me prirjen e të rinjve, të cilët janë shumë më të prirë te procesi. Në një kohë që fëmijët ushtrohen dhe eksperimentojnë, të rriturit duan rezultate dhe përfitim. Nganjëherë, madje, që në një moshë të vogël, fëmija nxitet të arrijë patjetër rezultate të larta.
Daniel Fabre, kërkues dhe pedagog në shkecat e edukimit ka demostruar se deri në çafrë pike mund të jetë e egër për parashkollorin. Nëse do të bënim një listë me të gjitha ndjesitë apo emocionet negative që kanë përjetuar fëmijët në fillore, në nëntëvjeçare e më pas në të mesme, do habiteshim nga itensiteti i tyre. Në fakt, nuk është të mësuarit burimi i ankthit, por është detyrimi për të mobilizuar të gjitha energjitë dhe kujtesën për të fiksuar një numër të madh të dhënash; është detyrimi për të memorizuar gjërat më objektiv vlerësimin. Pra, ngërçi është mungesa e fleksibilitetit, e dëgjimit, e lojës.
Ja si shprehet një një nxënëse: “Kur ngre dorën, kam frikë se mos jap përgjigje të gabuar, kjo është arsyeja pse nuk e ngre dorën kurrë. Po, e di, nuk është normale, por nuk di si të korigjohem. Kam frikë nga përgjigja që mund të jap, nga çmund të më thojë mami, e nga nota që mund të marr. Madje, ka edhe raste kur na bëjnë kontrolle pa paralajmërim, kjo më frikëson akoma më shumë”.
Pra, shkolla mund të jetë edhe gjeneruese tensionesh, pafuqie, mungese besimi në vete, etj.
“Një autoritet i ri pa dënime dhe pa dacka” – Catherine Dumontell – Kremer, Albas
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.