Kur kryefjala “nuk shkon mirë” me kallëzuesin

Një ndër rregullat bazë të gramatikës së gjuhës shqipe është përshtatja në numër e kallëzuesit me kryefjalën. Kjo do të thotë se kur kryefjala e fjalisë është në numrin njëjës, edhe kallëzuesi a trajta foljore duhet të jetë në numrin njëjës

Kallëzuesi dhe kryefjala duhet të përshtaten gjithmonë në numër.

Janë të shumta dhe të pafundme rastet qoftë në mediet e shkruara, në botime të ndryshme shkencore, publicistike etj., apo edhe në botime artistike, ku autorët e kanë kaq të vështirë disa herë ta përshtatin kallëzuesin me kryefjalën në një fjali. Kemi plot raste kur kryefjala është në numrin njëjës dhe kallëzuesi në shumës dhe e kundërta. 

Një ndër rregullat bazë të gramatikës së gjuhës shqipe është përshtatja në numër e kallëzuesit me kryefjalën. Kjo do të thotë se kur kryefjala e fjalisë është në numrin njëjës, edhe kallëzuesi a trajta foljore duhet të jetë në numrin njëjës dhe anasjelltas.PRA, KRYEFJALA DHE KALLËZUESI DUHET TË JENË GJITHMONË TË PËRSHTATUR NË NUMËR ME NJËRI-TJETRIN. 

Ja disa shembuj të mospërshtatjes së kallëzuesit me kryefjalën:

– Stafi mjekësor u kujdesën me shumë përkushtim për të. (duhet – u kujdes) 

– Personeli i drejtorisë u shprehën të gatshëm për të na ndihmuar. (duhet – u shpreh i gatshëm)

– Kjo ishte dita ku e gjithë bota folën në të njëjtën gjuhë. (duhet – foli)   

POR… kemi edhe përjashtime! 

Këtu bën përjashtim rasti, kur kryefjala është e shprehur me njërën nga fjalët e tipit: “shumica”, “një pjesë”, “gjysma” etj., të ndjekura zakonisht nga një emër në gjinore shumës. Në këtë rast, gramatikisht, folja-kallëzues përdoret në shumës. P. sh.:

– Shumica e të rinjve qëndronin në këmbë, pas meje. (dhe jo qëndronte) 

– Gjysma e të studentëve nuk kishin ardhur në sallë. (dhe jo kishte ardhur)

– Një pjesë e punonjësve lanë punën dhe dolën në dritare. (dhe jo “la” dhe “doli”)

Sevi (Lami) Agolli

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Përshkrimi i diskutimit me në qendër nxënësin

Next Article

Ja pyetjet që ju ndihmojnë të zgjeroni bisedën me fëmijën tuaj

Related Posts