Çelet Panairi i Librit, stenda e ALBAS sjell botime të të gjitha kategorive dhe për të gjitha moshat

Në Pallatin e Kongreseve ka çelur siparin e tij Panairi i Librit, Tirana 2019. Njihuni me stendën e ALBAS dhe botimet më të reja që sjell shtëpia botuese këtë vit.

Panairi i Librit, Tirana 2019, u çel sot në Pallatin e Kongreseve. Nga data 13 deri më 17 nëntor ju do të keni mundësi që të bëni blerjet tuaja të librave të preferuar por gjithashtu do të keni mundësi të takoni nga afër autorë dhe përkthyes të ndryshëm. Stenda e shtëpisë botuese ALBAS sjell botime të të gjitha kategorive dhe për të gjitha moshat: kryevepra të klasikëve botëror, libra të letërsisë së mirfilltë dhe botime të larmishme për fëmijë. 

Konkretisht këta janë disa nga titujt më të rinj të librave që vijnë nga ALBAS: 

Seria klasikë/modernë:

“Udha për te fari”- Virginia Ëolf, përktheu Klodian Briçi

“Xha Gorioi” – Balzak, përktheu Primo Shllaku

“Libri i dashurisë” – Rumi, përktheu Ukë Buçpapaj

Seria nobelistë:

“Shtërgjet” –  Olga Tokarczuck, përktheu Edlira Lloha

“Kafsha e zemrës” – Herta Muller, përktheu Ana Kove

Seria BOMBE

(“BOMBE, Be Open-Minded, Be European” ka si qëllim përkthimin, botimin e librave të autorëve bashkëkohorë evropianë. Këta janë libra “mendjehapur”, është një letërsi e vlerave njerëzore, pa dallime kufijsh, një letërsi e vlerave evropiane).

Disa nga titujt e kësaj serie janë:

“Zhdukja e Jozef Mengelesë”- Olivier Guez, përktheu Amantia Kapo

“Fizika e trishtimit” –  Georgi Gospodinov, përktheu Milena Selimi

“Humnera” – Darko Tusevljakovic, përktheu Ben Andoni

“Nata, dritat” – Clemens Meyer

Libri kulturologjik

“Kultura e terrorizmit”- Noam Chomsky; përkthyeu Klajd Bylyku  

“Realizmi socialist në sistemin letrar shqiptar” – Eldon Gjikaj

Poezi

Kukuta e Sokratit – Sabri Hamiti

Apokalipsi i Kasandrës – Dimitris Dimitriadis

Proza shqipe

“Tregimet e civilizimit” – Mimoza Ahmeti

“Pragu i braktisjes” – Andreas Dushi

Libra për ngritjen shpirtërore:

Klubi  “5 e mëngjesit” – Robin Sharma, përktheu Gent Sinani

“Një autoritet i ri pa dënime dhe pa dacka” – përktheu Denada Toçe

 Seria për të rinj

“Mondo dhe tregime të tjera”- J.M.G. Le Clézio, përktheu Amanita Kapo

“Çfarë muzike!” – Laura Abis, përktheu Ervisa Paloka; Historia e Rock-ut shqiptar; Kozeta Kurti

“Dhelprat e shkretëtirës” – Pierdomenico Baçalario, përktheu Teuta Meçi

Seria Guidat e qyteteve shqiptare për fëmijë:

Miniguida Tirana – Blendi Fevziu

 Klasikët për fëmijë

Iljada/ Odiseja/ Eneida – përktheu Viola Dona

Përrallat e vëllezërve GRIM – përktheu Haxhire Luli

Ana flokëkuqja – përkthyen Era dhe Adela Buçpapaj

Seria për fëmijë

Përralla “Trëndafili i bardhë” – Elia Zaharia Zogu

“Joni, Kaltra dhe shtepiza prej akulloreje” – Denada Toçe

“Gënjeshtra të bardha” – Sevi Lami Agolli

“Bëmat e Estes dhe Kokosë 2” – Natasha Poroçani

Foto nga stenda e ALBAS 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
1 comment
  1. 675229 404681This Los angeles Weight Loss diet happens to be an low and flexible going on a diet application meant for generally trying to drop the weight as effectively within the have a significantly healthier lifetime. lose weight 748182

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Koha postmoderne dhe roli social i mësuesit

Next Article

Një udhëtim sa për gjithë jetën!

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427