Kriteri kuptimor i përemrave (“kush” dhe “cili”)

Shumë shpesh ndodh të përdoren në vend të njëri-tjetrit përemrat “kush” dhe “cili”. Në këtë artikull Mentor Hajrizi shpjegon ndryshimin mes tyre dhe mënyrën si t’i përdorim në mënyrë korrekte.

Kriteri kuptimor i përemrave (“kush” dhe “cili”) 

Përemri pyetës “kush”

KUSH – përdoret për të pyetur për njerëz. Shembuj: Kush është ai? Kush erdhi me ty? Kush e bëri krimin?

Përemri pyetës “cili” 

CILI – përdoret për të pyetur për njerëz e sende. Shembuj: Cili je ti? Cili qenka qëllimi yt? Cili laps shkruan më mirë? Jo “kush qytet”, por “cili qytet”! 

Titulli i portalit (gabim): Pamje spektakolare, a e dini kush qytet është? Titulli (drejt): Pamje spektakolare, a e dini cili qytet është? 

MA. Mentor Hajrizi

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Integrimi i teknologjisë së komunikimit në mësimdhënie dhe nxënie

Next Article

Planifikim i orës mësimore në lëndën e gjuhës shqipe

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427