Shqipëria zë vendin e parë në rajon përsa i përket regjistrimit të fëmijëve në kopshtet shtetërore. Janë afro 80% e të gjithë fëmijëve nga mosha 3 deri në 6 vjeç që ndjekin arsimin parashkollor.
Vendi ynë së fundmi ka zënë vendin e parë në rajon për përfshirjen e fëmijëve në arsimin parashkollor. Janë afro 80% e të gjithë fëmijëve nga mosha 3 deri në 6 vjeç që ndjekin kopshtin në shtet. Vendin tjetër pas nesh e zë Mali i Zi me 56% përfshirje. Vendet e tjera rezultojnë me një përqindje më të ulët se kaq. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Arsimit dhe këtë sukses duket se ja dedikojnë kurrikulës së re që është vënë në zbatim për arsimin parashkollor.
Ministrja, Besa Shahini gjatë një seance dëgjimore ka thënë se në këtë drejtim janë bërë hapa të mëdhenj. “Po flasim për vitet përgatitore, 5 dhe 6, por edhe 3 -4, 5, pra të gjithë fëmijët që janë në parashkollor – sot punojmë me kurrikula të reja. Këtu kam një lajm të mirë, Shqipëria zë vendin e parë në rajon për përfshirjen e fëmijëve në arsimin parashkollor. Ky është një sukses i madh”- ka thënë Shahini.
Duket se prindërit shqiptar kanë përkrahur shërbimin që ofrojnë kopshtet shtetërore në vend, përfshirë këtu eksperiencën e edukatoreve, kushtet e ambienteve ose dhe oraret e zgjatura të qëndimit të fëmijëve në kopësht. Këtu ka ndikuar edhe ulja e numrit të fëmijëve për të cilët një edukatore duhet të kujdeset, i cili ka shkuar në 18 për një të tillë.
N. Bicaku
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.