Kontrollet për rreshtimin e dhëmbëve fillojnë në moshën 4-5 vjeç, por nuk është kurrë vonë për t’i drejtuar ata

Kontrollet për rreshtim të dhëmbëve dhe zhvillimit të nofullave fillojnë që në moshën 4-5 vjeç. Por nëse nuk e keni realizuar në kohë një mundësi të tillë për fëmijët tuaj, atëherë ortodontët ofrojnë një gamë të gjerë opsionesh trajtimi për të drejtuar dhëmbët, për të rregulluar kafshimet apo nofullat.

Qëllimi kryesor i këtij artikulli dhe i një ortodonti është njohja me informacionet e duhura dhe fillimi i trajtimit në moshë të hershme.

Gati 50% e popullsisë së botës së zhvilluar, sipas Shoqatës Amerikane të Ortodoncisë, ka malokluzione (probleme në kafshim) mjaft të rënda për të përfituar nga trajtimet ortodontike.

Ortodoncia është një degë e dentistrisë që merret me krijimin, rikthimin apo ruajtjen e raporteve të rregullta midis nofullave dhe harkadave dentare.

Orotodonica ka si qëllim të zbulojë që në fëmijërinë e hershme shfaqjen e problemeve dentare (atë të dhëmbëve) si dhe atë skeletike (atë të zhvillimit të nofullave dhe rritjes).

Kontrollet e problemeve në rreshtim të dhëmbëve dhe zhvillimit të nofullave fillojnë që në moshën 4-5 vjeç kur fëmijët bëhen bashkëpunues dhe ndiqen vazhdimisht gjatë rritjes deri në moshën e pubertit.

Ortodontët ofrojnë një gamë të gjerë opsionesh trajtimi për të drejtuar dhëmbët, për të rregulluar kafshimet dhe për të rreshtuar nofullat në mënyrë korrekte. Në pacientët në rritje ka më shumë opsione për të trajtuar mospërputhjet skeletore, ose duke nxitur ose kufizuar rritjen.

Shumica e punës ortodontike fillon në fazën e hershme të dhëmbëve të përhershëm përpara se të përfundojë rritja e skeletit. Nëse rritja e skeletit ka përfunduar, operacioni i nofullës është një opsion. 

Terapia ortodontike mund të përfshijë përdorimin e aparateve fikse ose të lëvizshme ose aligners( risia më e fundit të cilat janë maskerinat transparente) .

Benefitet e një evidentimi të hershëm janë:

  • një higjienë orale të pastër
  • ju rrit fëmijëve besimin
  • jetëgjatësi të dhëmbëve dhe shëndet të mirë të mishrave të dhëmbëve
  • përmirëson estetikën faciale
  • përmirëson funksionalitetin në ushqyerje

Dr. Eldona Sipri

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Vlerat, shoqëria dhe institucioni i edukimit - Ledjo Zeneli

Next Article

Në përgjigje të “VIP-ve komikë” për figurën e mësuesit

Related Posts