Kompetencat profesionale në administratë

Kompetenca është kërkesë e standardizuar e një individi që përfshinë kombinimin e njohurive, shkathtësive dhe sjelljeve në përmirësimin e performancës (arritjeve) së punës në mënyrë që të jetë i dobishëm për institucionin. Kompetencë do të thotë të jesh në gjendje të prodhosh rezultate cilësore të punës. Në përgjithësi kompetenca profesionale përbëhet prej tre nënkategorive:

  • Njohuritë akademike (kualifikimi shkollor);
  • Njohuritë profesionale;
  • Sjellja personale (kultura organizative).

Përderisa njohuritë akademike janë trajtuar në arsimin universitar apo parauniversitar, ne do të fokusohemi për zhvillimin e kritereve për njohuritë profesionale apo aftësitë që duhet t’i disponojë një nëpunës publik që njohuritë akademike t’i transferojë në shkathtësi dhe kulturë organizative për të kryer punë konkrete të dobishme për institucionin dhe qytetarin. Në kuadër të kompetencës profesionale do të përfshihen kriteret kryesore të  njohurive, shkathtësive dhe qëndrimeve që secili nëpunës i administratës publike lokale (APL) duhet t’i demonstrojë në punë e tij/saj, me qëllim të krijimit të një administrate moderne dhe funksionale. Vendet e ndryshme dhe përvojat e tyre në këtë fushë janë të ndryshme, por në përgjithësi janë të përqëndruara në këto fusha kryesore:

1. Sjellja personale (kultura organizative)

2. Barazia, diverziteti dhe përfshirja

3. Politikat, strategjitë dhe qeverisja

4. Menaxhimi dhe zhvillimi i burimeve njerëzore

5. Menaxhimi i burimeve financiare

6. Udhëheqja

7. Komunikimi

8. Ofrimi i shërbimeve

9. Vlerësimi dhe reflektimi

10. Menaxhimi i sistemit informativ

11. Vetë-aftësimi dhe zhvillimi

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

"Një dorë robot", 17-vjeçarja fiton medalje të argjendtë

Next Article

10 njerëzit që inspiruan gjithë botën!

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427