Kombet e Bashkuara: Gati gjysma e shkollave në botë kanë mungesë të ujit dhe sapunit për duar

Raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Agjencisë për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara (UNICEF) thotë se më shumë se një e treta e 818 milionë fëmijëve në mbarë globin, të cilët kishin mungesë të pajisjeve themelore për larjen e duarve në shkollat e tyre, janë në Afrikën sub-Sahariane.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se 43% e shkollave në mbarë botën nuk kanë qasje në ujë dhe sapun për larjen e duarve.

Raporti i ri publikohet në kohën kur ende shumë vende në botë po shqyrtojnë mundësitë se si të bëjnë me hapjen e shkollave në mënyrë të sigurtë për shkak të pandemisë së COVID-19, raporton AP.

Raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Agjencisë për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara (UNICEF) thotë se më shumë se një e treta e 818 milionë fëmijëve në mbarë globin, të cilët kishin mungesë të pajisjeve themelore për larjen e duarve në shkollat e tyre, janë në Afrikën sub-Sahariane.

Raporti thotë se autoritetet duhet të balancojnë shqetësimet shëndetësore me ato ekonomike dhe sociale kur marrin vendim për hapjen e shkollave.

Raporti vë në dukje edhe efektet negative që ka tek fëmijët mbyllja e shkollave. Raporti gjithashtu thotë se një në tre shkolla në të gjithë botën, ka furnizim të kufizuar ose nuk ka fare ujë të pijshëm.

Larja e duarve, sipas ekspertëve shëndetësorë është një ndër masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. 

Numri i të infektuarve në botë ka arritur në mbi 20 milionë, ndërsa 749,372 kanë vdekur.

Nanila Allkja Biçaku

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Ekspertja e ISHP tregon skenarët: Kur mund të mbyllen shkollat (2020)

Next Article

A mund t’i vrasë ëndrrat kurora?

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427