Rreth serisë “Koha e banjës”

Produktet e kësaj serie nuk janë thjesht një mjet argëtimi. Ato ndikojnë drejtpërdrejtë në zhvillimin e disa aftësive te fëmija juaj. Fëmija pasuron fjalorin me fushat përkatëse, si p.sh.: Frutat, Perimet, Kopshti, Deti, Kafshët etj. Po kështu arrin që të formojë të tërën nga pjesëzat e vogla dhe të kuptojë individualisht lidhjen logjike të sendeve në natyrë dhe në mjedisin ku jeton. Duke qenë se materialet e produkteve janë prodhuar për të rezistuar në ujë, koha e banjës për fëmijën kthehet në një moment shumë të bukur e tërheqës, që ai do ta presë me kënaqësi, falë këtyre lodrave.

Frutat

Koha e banjës / Luaj me kubin

6 pjesë pazëlli për frutat. Krijo kubin ose shkëput pjesët dhe vendosi në vaskë.

Ndërto anijen

Krijo me 3 miqtë e detit

Kafshët pluskojnë në ujë dhe mund të ngjiten në pllakat e banjës, kur janë të lagura. Lodër ideale për t’u argëtuar dhe mësuar.

Kopshti

Koha e banjës /Luaj me kubin

6 pjesë pazëlli për kopshtin. Krijo kubin ose shkëput pjesët dhe vendosi në vaskë.

Numëro 1-10

Mëso numrat në kohën e banjës

Luaj me balonat ku janë ngjitur numrat 1-10. Renditi balonat sipas radhës së numrave. Lodër ideale për t’u argëtuar dhe për të mësuar.

Ndërto traktorin

Krijo me 6 miqtë e fermës

Të buta si sfungjer, me shkumë dhe plot ngjyra pjesët e lodrës bëhen më argëtuese.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Abetare mbarëkombëtare

Next Article

Nëntë muaj e dy javë për të sjellë në shqip Tagorën

Related Posts