Kodheli fton gjimnazistët t’u bashkohen Forcave të Armatosura

Kodheli: Karreira ushtarake është e sigurt, sepse ajo funksionon në një mënyrë të tillë, e cila rregullohet në bazë të disa ligjeve specifike, ku askërkush nuk mund që për shkak të politikës apo politikave partiake të ndërpres karrierën e asnjë ushtaraku profesionistë.

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, në vijim të fushatës së rekrutimit për ushtarë/detarë aktivë që ka nisur në FA, zhvilloi një takim me nxënës maturantë të gjimnazit “Dhaskal Todri” në qytetin e Elbasanit. Duke marrë fjalën në këtë takim, ministrja Kodheli, pasi ka përshëndetur nxënësit e kësaj shkolle, e cila është në dhjetëshen më të mirë të gjimnazeve të Shqipërisë, ju tha atyre se duhet të ëndërroni për jetën tuaj, madje shumë dhe bukur për gjithçka të mirë që do bëni falë mundit të prindërve tuaj dhe falë asaj çka do bëni ju në jetë.

Më pas, duke u ndalur te rruga që do të përzgjedhin për studime të larta, ministrja Kodheli i tha nxënësve, se edhe FA janë një mundësi e madhe për ju dhe këtë do të mundohem t’jua shpjegoj pse. FA dhe MM punëson çdo vit të paktëm minimalisht 250-300 vetë, por ky është vetëm fillimi. Mundësitë për të studiuar në Akademinë e FA apo në akademitë më të mira në botë janë shumë të mëdha. Mundësitë për të përparuar në një karrierë që sot nuk është vetëm domein i djemëve dhe meshkujve, është prap një mundësi shumë e madhe. Më tej, ajo theksoi se profesioni i oficerit është ndër profesionet më të respektuara, duke rreshtuar të gjithë profesionet. “Në FA të Republikës së Shqipërisë aderojnë ajka e shoqërisë, djem dhe vajza të shkolluara, djem dhe vajza të trajnuar mirë, por më së pari djem dhe vajza të dedikuar të bëjnë një punë që është vetëmohimi i vetes në shërbim ndaj të tjerëve”, u shpreh zonja Kodheli.

Në vijim, ministrja Kodheli u tha nxënësve se, ju duhet të dini se brenda fjalës ushtarak kemi inxhinier, IT-sta, kimista, mjekë etj. Pra, në FA janë të gjitha profesionet. Por, ajo theksoi se ushtria ka rregulla të rrepta, por është edhe më atraktive, më tërheqëse, duhet të mbash trupin në formë etj.  Pra, ndihmohesh në mënyra të ndryshme, nëpërmjet trajnimit, nëpërmjet palestrave dhe kështu merr një profesion, siguron një punë, shumë e rëndësishme në ditët tona. “Është gjithmonë e rëndësishme dhe merr një profesion dhe bën një zanat që do të vazhdojë të mbetet deri në fund të karrierës tuaj, profesioni më i nderuar i shoqërisë. Ndaj unë ju ftoj nga zemra, sinqerisht, me krahëhapur që ju ta vlerësoni këtë bisedë. Ta vlerësoni, të reflektoni bashkë me prindërit edhe shumëkush prej jush ta gjejë veten nesër në një profesion të tillë”, theksoi Kodheli. Ajo i uroi nxënësve suksese për provimet e këtij viti dhe shprehu bindjen se këtë diskutim do ta vlerësojnë seriozisht, si dhe me besimin që nesër shumë prej jush do të të jenë ushtarakë.

Në fund të fjalës së saj, zonja Kodheli, duke iu përgjigjur pyetjes së një nxënësje lidhur me sigurinë e karrierës ushtarake theksoi se, karreira ushtarake  në FA është e sigurt, sepse ajo funksionon në një mënyrë të tillë, e cila rregullohet në bazë të disa ligjeve specifike, ku askërkush nuk mund që për shkak të politikës apo politikave partiake të ndërpres karrierën e asnjë ushtaraku profesionistë. Pra, karriera ushtarake është e hapur dhe e sigurt për këdo që bëhet pjesë e FA, deri sa ai të dalë në pension pleqërie.

Më pas, ministrja Kodheli, e shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Elbasanit, z. Qazim Sejdini, drejtoresha e Drejtorisë Arsimore dhe drejtori i gjimnazit, takoi dhe bisedoi nga afër me nxënësit që morën pjesë në këtë takim.

Për vitin 2016 është planëfikuar që në FA të rekrutohen 600 ushtarë/detarë aktiv. Plani i rekrutimit është konceptuar të realizohet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë në dy faza, ku faza e parë shtrihet në muajt mars–maj dhe faza e dytë në muajt tetor–dhjetor 2016. Në çdo fazë do të rekrutohen 300 vetë. Për realizimin sa më mirë të kësaj detyre Qendra e Personel-Rekrutimit të FA ka oganizuar dhe vijon të organizojë takime me nxënës të shkollave të mesme  në kryqytet dhe në rrethe, ku promovohen vlerat e FA, përformanca e tyre e shkëlqyer, brenda dhe jashtë vendit, si dhe mundësitë dhe avantazhet që ofrohen për të rinjtë që dëshirojnë të bëhen pjesë e FA.

©Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Testimi i mësuesve në kryeqytet, asnjë nuk merr pikët maksimale

Next Article

Shqiptarja merr çmimin ndërkombëtar “EA of Nuclear Medicine”

Related Posts