Klubi i leximit për fëmijë zhvilloi takimin e parë të këtij viti me librin “Aventurat e Dinpakut dhe të shokëve të tij”

Klubi i Leximit të Fëmijëve organizoi takimin e parë për këtë Vit të Ri në mjediset e librarisë “Albas”. Fëmijët e klubit lexuan dhe diskutuan librin më të ri nga seria e klasikëve për të rritur “Aventurat e Dinpakut dhe të shokëve të tij”, i përkthyer në shqip nga Bedri Dedja.

Klubi i Leximit të Fëmijëve organizoi takimin e parë për këtë Vit të Ri në mjediset e librarisë “Albas”. Fëmijët u mblodhën të entuziazmuar, pasi gjatë periudhës së gjatë festive kishin kohë të lirë të lexonin librat e tyre të preferuar. 

Fundjavën që lamë pas, fëmijët e klubit lexuan dhe diskutuan librin më të ri nga seria e klasikëve për të rritur “Aventurat e Dinpakut dhe të shokëve të tij”, i përkthyer në shqip nga Bedri Dedja.  

Ana Dede, që drejtoi takimin me miqtë e librit, lexoi pjesën e preferuar nga libri. 

Më pas ua la radhën anëtarëve të tjerë të klubit, që të shkëpusnin dhe lexonin pjesën që ju kishte lënë më shumë mbresa. Personazhi kryesor i këtij klasiku është një djalosh aventurier i quajtur Dinpak, i cili eksploron botën përreth, duke njohur vende dhe njerëz, nga të cilët mëson shumë. Në përrallë, peripecitë e vazhdueshme që shoqërojnë sjelljet e Dinpakut u shkaktojnë fëmijëve të qeshura dhe humor. 


Klubi i leximit do të vijojë çdo fundjavë me takimet e tij
, duke u siguruar fëmijëve lidhjen me librin dhe botën magjike të imagjinatës, fantazisë, aventurës dhe ngjyrave të humorit. Klubi falënderon të gjithë prindërit, të cilët nuk ngurrojnë të na bashkohen së bashku me fëmijët nga java në javë, duke ndërtuar kështu një kënd edukativ dhe argëtues njëkohësisht. 

Në takimin e radhës, libri që do të lexohet do të jetë “Gostia e konteshës Berta dhe tregimi të tjera”, i autorit të njohur për fëmijë, Alexandre Dumas. Libri u përzgjodh nga vetë fëmijët, të cilët u treguan entuziastë për veprën. 

“Zoti Libërxhepi ju rrëfen historinë e konteshës Berta dhe të gostisë së saj të përvitshme me mjaltë në çdo përvjetor të ndërtimit të kështjellës. Çfarë ndodh, nëse thyhet tradita e përvitshme? Historinë e trishtë të dashurisë së ushtarit prej plumbi me një këmbë dhe balerinës prej letre, të cilët digjen së bashku, udhëtimin e Gishtëzës mendjemadhe dhe aventurën e saj një ditë në fluturim, si dhe historinë e mbretit të urithëve dhe vajzës së tij mund t’i lexoni në tregimet e tjera. Aventura, peripeci dhe momente gazmore i shoqërojnë personazhet tona deri në fund.”

Ju mirëpresim në takimet tona javore të leximit, pranë librarisë “Albas”!

Përgatiti Xhoana Jaku 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Trajnimi “Situata e të nxënit në matematikë në lidhje me TIK-un. Përvoja me aplikacionet e përdorura në procesin e të mësuarit të matematikës - Fusha Matematikë”

Next Article

Shkolla 9-vjeçare “Gjon Gjonaj” në Laç hap dyert për nxënësit e saj

Related Posts