Kurrikula me zgjedhje nuk është vetëm plotësim i krediteve që maturanti duhet t’i ketë për të marrë diplomën e shkollës së mesme, por është zgjedhje e mençur për të ardhmen, e lidhur ngushtë me tregun e punës.
Këshillimi i karrierës dhe strategjia e shkollës për menaxhimin në mënyrë efektive të kurrikulës me zgjedhje
Tashmë orientimi për karrierë nëpërmjet këshillimit në shkollën e mesme është jo vetëm domosdoshmëri, por dhe përgjegjësi e të gjithë aktorëve. Në klasat e 12-ta, ky këshillim realizohet me faza të caktuara.
1. Nis që në fundin e klasës së 11-të (faza e parë), ku nxënësit nëpërmjet formularit të lëndëve me zgjedhje përcaktojnë se cila është lënda që atyre u shërben për zgjedhjen e degëve në Universitet. Pjesëmarrës në këtë fazë janë dhe prindërit, të cilët pyesin, japin mendime, por ndonjëherë imponojnë zgjedhje. Këshillimi këtu është shumë i domosdoshëm.
2. Këtu fillon vështirësia (faza e dytë). Mendohet nga maturantët se kaq ishte, por jo. Menaxhimi i mirë i shkollës në këtë fazë kerkon përcaktimin e qartë të strategjisë:
a. Identifikimin e grupeve me zgjedhje (numrin sa?, lëndët psh; matematikë avancë, kimi, qytetari- psikologji etj.), njohjen e secilit maturant me lëndët e tij të afishuara në tabelën e këshillimit.
b. Rindarjen e klasave, që deri në klasën e 11-të kanë qenë të ndara dhe në rastin e grupeve që kanë zgjedhur matematikën avancë kjo është më e domosdoshme, për faktin se kjo lëndë është së bashku me matematikën bërthamë (4+2) orë për t’i ndare dhe jo për t’i zhvilluar si një e tërë.
c. Bërja e një orari specifik ku orët mësimore të zhvillohen në të njejtën klasë nga fillimi i mesimit. Ora e parë deri në fund të mësimit, ora e 6-të ose 7-të në mënyrë që të shmangen zhurmat, largimin e nxënësve nga ora mësimore me pretendimin se nuk e di se ku zhvillohet ora, prishjen e bazës materiale si banga, karrige, dyer, pa mbajtur përgjegjësi asnje grup.
3. Për numrin e madh të lëndeve me zgjedhje të detyruar dhe të lire e rëndësishme është që mësuesi të jetë brenda profilit lëndor dhe jo si plotësim me orët e tij mësimore, i përgatitur me përgjigjet që duhet t’u japë nxënësve gjatë hulumtimit të procesit mësimor.
E rëndësishme është dhe ndeërhyrja e këshilluesve (mësuesit kujdestarë, mbikqyrësit, drejtoria) në raste kur nuk përputhet niveli i nxënësit me lëndën e zgjedhur, psh: një nxënës që ka notën 5 në matematikë bërthamë nuk mund të zgjedhë matematikën avancë, po kështu dhe për lëndët shoqërore.
Kurrikula me zgjedhje nuk është vetëm plotësim i krediteve që maturanti duhet t’i ketë për të marrë diplomën e shkollës së mesme, por është zgjedhje e mençur për të ardhmen, e lidhur ngushtë me tregun e punës.
Klarita Lumani, Drejtoreshe e shkolla e mesme “Ibrahim Muca “, Librazhd
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.