Këshilla se si t’i mësoni fëmijët të shprehin nevojat dhe dëshirat e tyre

Fëmijët e kanë të nevojshme të mësojnë të shprehin nevojat dhe dëshirat e tyre nëpërmjet fjalëve. E për këtë nevojitet t’u mësojmë gjuhën apo të folurin funksional. Këshillat e mëposhtëme do t’ju vijnë në ndihmë për këtë çështje.

Gjuha funksionale është gjuha që na nevojitet ta përdorim në situata të ndryshme gjatë përditshmërisë sonë.

Mendoni rreth këtyre situatave dhe fjalët që ju përdorni më shpesh, me të cilat ndërtoni një fjalorth të vogël. Këto fjalë do t’ju ndihmojnë të ndërveproni me situatat në përditshmëri.

Kjo vlen dhe për fëmijët apo të afërmit tuaj të vegjël.

Fëmijët kanë të nevojshme të mësojnë të shprehin nevojat dhe dëshirat e tyre nëpërmjet fjalëve. E për këtë nevojitet t’u mësojmë gjuhën apo të folurin funksional.

Ndërkohë që tendenca dhe dëshira jonë është tu mësojmë sa më herët koncepte akademike si numrat, shkronjat e alfabetit, ngjyrat apo format.

A shprehin këto koncepte atë çfarë fëmija dëshiron apo i nevojitet?

Është e rëndësishme që para se fëmijët të mësojnë koncepte akademike, të mësojnë fjalë funksionale në mënyrë që të ndërveprojnë me mjedisin përreth dhe të arrijnë objektivat e tyre.

Gjuha akademike është po aq e rëndësishme por as numrat dhe as shkronjat nuk do ta ndihmojnë fëmijën tuaj të kërkojë ujë kur të ketë etje apo të kërkojë të dalë shëtitje.

Përpara se të filloni me mësimin e koncepteve akademike, rekomandohet që fëmijës t’i mësoni të folurin funksional.

  • Mësojini të kërkojë lodrën që do;
  • Mësojini të kërkojë ujin kur të ketë etje;
  • Mësojini të kërkojë të ulet në tryezën e ngrënies;
  • Mësojini të kërkojë ushqim kur të ketë uri;
  • Mësojini të kërkojë “më shumë” kur do të zgjasi periudhën kohore të një aktiviteti;
  • Mësojini të kërkojë kur dëshiron të dalë e të luajë në park;
  • Mësojeni të kërkojë ndihmë kur t’i nevojitet.

Prindër, mësojini fëmijës nëpërmjet fjalëve, emra, folje apo gjestikulacione të shprehë nevojat dhe dëshirat e tij.

Klaudia Sinani, logopede

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Detyra portofoli për të gjitha lëndët dhe periudhat nga klasa e parë në klasën e pestë

Next Article

Hakuna Matata, filozofia optimiste e të jetuarit me besim dhe pa kokëçarje

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427