Këshilla për mësuesit, sugjeruar nga pedagogu i Shkencave Sociale Dr. Besnik Rama

Këshilla për mësuesit, sugjeruar nga pedagogu i Shkencave Sociale, Dr. Besnik Rama

(Sugjeruar nga pedagogu i Shkencave Sociale, Dr. Besnik Rama) 

– Instalo rutinën. Nxënësit punojnë më mirë, kur dinë ç’do të vijë më pas.

– Organizo nxënësit dhe mbaji ata të organizuar.

– Pyet nxënësit me sinqeritet se si mund të bëhet më mirë mësimi në klasë. Më pas mund të organizohet një diskutim rreth argumenteve.

– Festo sukseset, sado të vogla të jenë.

– Qëndrimi ulur në tavolinë jo vetëm s’të jep mundësi të bashkëveprosh, por s’është as pozicion miqësor.

– Çdoherë fillo dhe mbaro mësimin në kohë. Edhe përpikmëria është pjesë e mësimit.

– Mos jep detyra shtëpie për t’i bërë gjatë pushimeve.

– Mos jep detyra që s’ke ndërmend t’i kontrollosh.

– Lavdëro nxënësit publikisht dhe kritikoji privatisht.

– Siguro vëmendjen e të gjithëve, para se të fillosh mësimin.

– Përpiqu të racionosh kohën. Kështu nxënësit do të jenë më të freskët dhe nuk do ta kenë mendjen të shikojnë orën.

– Këmbëngul duke kërkuar rregull dhe pastërti në klasë.

– Mbaj lule në klasë. Ato shtojnë bukurinë dhe e bëjnë mjedisin mësimor të duket më pak zyrtar.

– Mos u merakos të mbrosh ose të justifikosh ato që bën. Mësimdhënia e mirë flet vetë.

– Para fillimit të shkollës, dërgoji secilit nxënës të klasës një kartolinë. Kjo është një mënyrë e mirë për t’i bërë ata entuziastë për vitin e ri shkollor.

– U thuaj nxënësve të ulen shpejt dhe të fillojnë menjëherë punën. Kjo është mënyrë për të shtuar kohën e mësimit, pa ndryshuar kohën e fillimit dhe të mbarimit. 

– Nëse “u derdh qumështi”, mos mendo më për të, sepse “derdhjet” janë një gjë e natyrshme në një klasë që punon. Kur ndodh incidenti, “pastroje” shpejt dhe përpiqu të minimizosh fajin ose shqetësimin e nxënësit.

– Mos beso verbërisht në çdo gjë që të thonë rreth nxënësve dhe kolegëve.

– Nganjëherë tregohu naiv me nxënësit. Është mirë që ata ta dinë se edhe ju jeni njeri, si gjithë të tjerët.

– Trajtoji njëlloj të gjithë nxënësit. Megjithatë, favorizo më shumë ata që kanë nevojë për përkrahje.

– Preki fëmijët. Ata kanë nevojë për prekjen e mësuesit. Prekja dhe ledhatimi s’janë ngacmime abuzive.

– Krijo atë atmosferë, në të cilën çdo fëmijë të ndihet i mirëpritur.

– Mos i thuaj kurrë asnjë nxënësi: “Ti s’ke për të arritur kurrë të bësh diçka”. E ardhmja e njeriut nuk është diçka që parashikohet.

– Mos nënkupto në biseda për një nxënës se “Ai ka dështuar!”. Mësuesit e mirë nuk i hedhin kurrë poshtë nxënësit e tyre.

– Ndihmo veçanërisht vajzat, të kuptojnë që duhet ta ngrenë identitetin e tyre jo në pamjen e jashtme dhe popullaritetin, por në cilësinë dhe vlerat njerëzore.

– Mbaje fjalën! Nëse nxënësit s’mund t’u besojnë mësuesve të tyre, atëherë kujt mund t’i besojnë?

– Mos u vër në siklet, ngaqë do të të duhet të jesh mik me çdo nxënës. Nxënësit i kanë miqtë e tyre. Ajo që kërkojnë ata është të kenë mësues.

– Mos i thërrit nxënësit me nofka që nuk u pëlqejnë.

– Parashiko që nxënësit do të përpiqen të zbulojnë dobësitë tuaja.

– Nuk është keq të shpallësh nxënësin (ose grupin e nxënësve) të javës ose të muajit. Kështu secilit nxënës mund t’i takojë të përfshihet gjatë vitit. Asnjë nuk dëmtohet kur njihet, por dëmtohet kur lihet mënjanë. 

– Mos premto atë që s’mund të bësh.

– Mos u jep fëmijëve para në dorë. Po të jetë e nevojshme, bli ti dhe jepua atyre.

– Mos prit nga nxënësit të të respektojnë, nëse nuk i respekton.

– Rri sa më shumë me nxënësit jashtë mësimit. Do të befasohesh kur të mësoni gjëra që, ndryshe, s’do t’i kishe ditur kurrë.

– Mos e shih modën si përçmim, kur ndjekin modën. Moda s’është as e mirë, as e keqe.

– Prano çdo dhuratë që të japin nxënësit, sado e lirë të jetë ajo. 

– Pyet shpesh nxënësit për opinionet e tyre. Shpesh ata janë më të informuar se ti dhe ndihen mirë kur ti u merr mendimin.

– Nuk të duhet të duash çdo nxënës, por ata nuk duhet ta dinë këtë; le të mbetet kjo një sekret yti.

– Mos shpenzo shumë kohë për gjetjen e fajit. Kërko zgjidhjet dhe ecni përpara.

– Mos prit përsosmëri nga nxënësit. Kështu ata s’do të të zhgënjejnë kurrë.

– Vëreje nxënësin që s’është në humor, ti mund t’ia ndryshosh gjendjen. Buzëqesh, thuaj ose bëj diçka të këndshme.

– Nëse ke rastin për të bërë një dhuratë për nxënësin, kujdesu për një dhuratë me të cilën ai mund të mësojë.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Hapet shkolla shqipe në Opfikon të Kantonit të Cyrihut

Next Article

Studenti nga Kosova shkëlqen në Londër

Related Posts