KËRDI dhe GËRDI

Fjalët “kërdi” dhe “gërdi” ngatërrohen shpesh  thuajse nga të gjithë. Fjala “kërdi” ka kuptim tjetër kundruall fjalës “gërdi”. Në cilat raste duhet ta përdorim njërën apo tjetrën?

Rasti I. 

Fjalët “kërdi”, “masakër” e “mizori” janë fjalë sinonimike dhe krejt më ndryshe nga fjala “gërdi”. Po qe se njerëzit vriten në masë të madhe, atëherë mund të themi se është bërë “kërdi” dhe jo “gërdi”. Kërdi është bërë në Kosovë dhe sot kërdi bëhet madje në shumë shtete të botës. P.sh.: Serbia bëri kërdinë mbi popullatën tonë. Bëri vepra mizore.

Rasti II.

Fjalët “gërdi”, “krupë”, “neveri”, “pështirosje” dhe “ndot” janë fjalë sinonimike dhe krejt më ndryshe nga fjala “kërdi”. Këto fjalë përdoren kur na vjen për të vjellë nga diçka ose nga dikush, kur kemi të pështirë ose kur kemi të përziera në stomak.

Kur e shohim dikë që nuk pi ose që nuk ha mirë ushqimin, atëherë ne do të ndiejmë neveri, të pështira.

P.sh.: Ajo vërtet më ngjall neveri. Sa herë e shoh atë fytyrë të zbehtë, më vjen krupë. 

MA. Mentor Hajrizi

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Binjakëzimi mes shkollave, si arrihet ai?

Next Article

Zhvillohet në Maliq aktiviteti "Dita sportive"

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427