Katër elemente kyçe në sistemin arsimor në Singapor

“Mësuesi është faktori më i rëndësishëm i ndryshimit të një shoqërie. Është e domosdoshme ta respektojmë atë. Singapori po vlerëson dhe po mbështet mësuesit e tij ndaj dhe shoqëria po zhvillohet me shpejtësi.”

Për një periudhë 40-vjeçare, Singapori ka përmirësuar nivelin e mësimdhënies nga “Vendi në zhvillim e sipër” në një nga më të mirët në botë. Kur Charlie Wilson, presidenti i Ohio School Boards Association, SHBA, vizitoi Singaporin, në vitin 2013 dhe bëri disa deklarata të fuqishme publike, të cilat lëvdonin mësuesit dhe mësimdhënësit:

  • Diferenca e një mësuesi duket shumë qartë në fund të vitit akademik.
  • Jep mësim. Do të të habitesh nga diferenca që do të takosh në fund.
  • Faleminderit për metodën tuaj të mësimdhënies. Tani edhe unë jam një mësues. Më frymëzuat ju!
  • Realizo diferencën! Jep mësim, puno!

Vlerësimi i mësuesit, punësimi, trajnimi dhe zhvillimi profesional janë themelore për suksesin e edukimit në Singapor si dhe në vlerësimin e gjykimin pozitiv të institucioneve ndërkombëtare mbi performancën e mësimdhënies atje. Shteti ka formësuar dhe zhvilluar politika sociale për zhvillimin e një sistemi të qëndrueshëm në lidhje me përmirësimin e statusit të mësuesve dhe drejtuesve.

Cilët janë format?

Asia Society nënvizon 4 elemente në sistemin e edukimit të Singaporit:

1.         Selektim konkurues: Singapori selekton 3 mësues që në mbarim të shkollës së mesme dhe përgjatë studimeve të larta u ofron atyre një rrogë të barasvlershme me 60% të pagës së mësuesit.

2.         Trajnimi: Të gjithë mësimdhënësit e ardhshëm trajnohen në Institutin Kombëtar të kurrikulës së Arsimit në Universitetin Teknologjik Nanyang dhe punojnë individualisht me nga një mësues me përvojë i cili i udhëzon për disa vjet.

3.         Paga: Çdo vit Ministria e Arsimit rishikon pagat e punësimit fillestar me synimin e ndryshimit të tyre në vijimësi, në mënyrë që edhe ky profesion të jetë i pëlqyer si disa nga profesionet e tjera.

4.         Zhvillimi profesional: Mësuesit kanë hapësirën brenda normës së tyre vjetore të marrin edhe 100 orë për zhvillimin profesional në vit.

 Në një intervistë me BBC, Vikas Pota, president e Varkey Foundation ka thënë:

“Mësuesi është faktori më i rëndësishëm i ndryshimit të një shoqërie. Është e domosdoshme ta respektojmë atë. Singapori po vlerëson dhe po mbështet mësuesit e tij ndaj dhe shoqëria po zhvillohet me shpejtësi.”

(Përgatiti: Natasha Shuteriqi Poroçani)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
2 comments
  1. 307541 965210I was reading some of your content on this internet site and I believe this internet website is truly informative! Maintain putting up. 595434

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Të jemi shembull për nxënësit

Next Article

Libraria që shet libra në errësirë!

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427