Kalendari i aplikimeve për raundin parë të studimeve

Ndërkohë që maturantët kandidatë për në universitete po bëjnë përllogaritjet e notave që kanë marrë për të kapur degën që duan, Agjencia Kombëtare e Provimeve iu kujton se përpara aplikimit duhet të kryejnë pagesën prej 2 mijë lekësh të rinj. 

Konkurrimi i vërtetë për në raundin e parë nis me aplikimin me formularin A2, pas renditjes së dhjetë degëve në publik e privat. Përbri shkrimit botohen datat e plotësimit të formularit sipas rretheve, të cilat nisin më 20 me maturantët kryeqytetas deri më 27 korrik. Nëse për një arsye apo një tjetër kandidatët nuk arrijnë ta bëjnë këtë në datën e caktuar, ashtu si çdo vit, vihen në dispozicion dy data shtesë, 28 dhe 29 korrik.

Shkarkohet dhe printohet fatura për arkëtim për t’u plotësuar me shumë përgjegjësi të dhënat në të. Kjo mund të bëhet edhe nga ndonjë i afërm, por duhet pasur kujdes që pas shkrimit të saktë të emrit, mbiemrit dhe datës së lindjes, tek ID-ja e detyruar duhet të shënohet numri personal i kartës dhe jo i maturës. Më pas, në një sportel të postës shqiptare ose bankë të nivelit të dytë bëhet derdhja e parave.

Arkëtarja që firmos dhe vulos faturën e arkëtimit duhet t’ju japë dy mandate pagese. Afati i pagesës është përpara datës së plotësimit të formularit ku renditen dhjetë degë në institucionet e arsimit të lartë publik e privat. Minimalisht një ditë përpara plotësimit të formularit A2, duhet të dorëzoni në shkollë faturën e arkëtimit të firmosur e vulosur nga arkëtarja e bankës ku keni kryer pagesë; dy mandate pagese gjithashtu të vulosura si dhe të nënshkruani për konfirmimin e pagesës së kryer. 

Mosdërgimi i faturës dhe mandat pagesës nuk mundëson hedhjen e mesatares në portalin matura.gov.al, çka ju penalizon në vijimin e procedurave për të fituar një degë në arsimin e lartë. Për aplikimin me formularin A2, e vetmja gjë që ju duhet është një lidhje interneti, pasi si çdo vit tjetër bëhet online në çdo mjedis. Për çdo problem drejtohuni në shkollë apo në drejtorinë arsimore përkatëse.

Kalendari i aplikimeve për raundin parë të studimeve

DataQyteti
20.07.2017Tirana qytet, Tirana qark
21.07.2017Tirana qytet, Tirana qark
22.07.2017Tirana qytet, Tirana qark: Kamzë, Kavajë, Durrës, Krujë
23.07.2017Kukës, Has, Tropojë, Dibër, Mat, Bulqizë
24.07.2017Elbasan, Peqin, Gramsh, Librazhd, Korçë, Pogradec, Kolonjë, Devoll
25.07.2017Fier, Mallakastër, Lushnje, Berat, Kuçovë, Skrapar
26.07.2017Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë, Lezhë, Kurbin, Mirditë
27.07.2017Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, Delvinë, Tepelenë, Përmet

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

SIDA, sëmundjet seksualisht të transmetueshme

Next Article

Shqipëria humbet pas kohës shtesë me Maqedoninë

Related Posts