Rezilienca është aftësia për të kapërcyer stresin, vështirësitë dhe për të funksionuar mirë pavarësisht përvojave jo të mira. Por si ta zhvillojmë reziliencën? Pyetësori dhe këshillat në vijim janë një eksperiencë më vete. Nga Senada Duli.
Sa rezilient jeni? Për çdo pohim tuajin jepni përgjigjen nga 1 deri te 5.
1 = plotësisht jo dakord dhe 5 = plotësisht dakord
Pyetësori i reziliencës | Pikët |
---|---|
1. Në një moment të vështirë mund ta gjej menjëherë zgjidhjen se çfarë të bëj për t’i rregulluar gjërat. | |
2. Ushtroj ndikimin tim aty ku mundem, më mirë sesa të shqetësohem për gjërat për të cilat nuk ndikoj dot. | |
3. Kritikat nuk i marr mënyrë personale. | |
4. Në përgjithësi arrij t’i shikoj gjërat në perspektivë. | |
5. Jam i/e qetë edhe në situata krizash. | |
6. Jam i/e mirë në gjetjen e zgjidhjeve për probleme të ndryshme. | |
7. Nuk do ta përshkruaja veten si një person ankthioz. | |
8. Nuk tentoj t’i shmang konfliktet. | |
9. Përpiqem t’i kem nën kontroll ngjarjet më tepër sesa të bëhem viktimë e tyre. | |
10. I besoj intuitës sime. | |
11. E menaxhoj mirë nivelin e stresit. | |
12. Ndihem besimplotë dhe i/e sigurtë në pozicionin tim. | |
TOTAL |
Rezultatet
-37 pikë. Niveli i reziliencës është në zhvillim e sipër.
38-43 pikë. Nivel i qëndrueshëm i reziliencës. Me raste ju mund të keni ditë të vështira, por nuk e ndjeni që të dorëzoheni.
44-48 nivel i fortë rezilience. Pikët mbi mesatare tregojnë që ju jeni shumë të mirë në trajtimin e problemeve dhe i ktheni pengesat në mundësi.
49-60 nivel i jashtëzakonshëm rezilience. Pikët e larta tregojnë se jeni shumë rezilientë shumicën e kohës dhe rrallëherë dështoni. Jeni ju që e bëni fatin tuaj.
Si ta zhvillojmë reziliencën?
Rezilienca është aftësia për të kapërcyer stresin, vështirësitë dhe për të funksionuar mirë pavarësisht përvojave jo të mira.
Vizualizo suksesin. Suksesi duhet të jetë u mundshëm për tu realizuar dhe duhet t’i përkasë së tashmes. Nuk mund të humbasim në ëndrra të pamundura për t’u realizuar. Duhet të jetë i qartë kufiri ndërmjet qëllimeve të paarritshme dhe atyre realiste.
Rrit vetëvlerësimin – Për çfarë jam i/e mirë?
- Prano komplimentet e te tjerëve
- Mos e krahaso veten me të tjerët
- Kënaqu nëse diçka ka shkuar më mirë nga çfarë prisje
Rrit vetëfikasitetin, merr kontrollin. Disa besime të gabuara:
- Ka kaq shumë për të bërë sa nuk ia vlen as të përpiqem…
- Një përgjigje e saktë për ccdo gjë…
- Sikur jam vetëm unë i/e tillë…
- Kjo nuk është e drejtë…
- Sapo mendime të tilla dhe të tjera të ngjashme negative identifikohen, duhen riformuluar në mendime pozitive dhe përshtatëse.
Bëhu më optimist
Është shumë e rëndësishme të kemi një anë të mirë të të shikuarit të jetës, të ruajmë besimin në aftësitë tona, dhe të kujdesemi sa mundemi për veten veçanërisht në situata konfliktuale. Edhe ata që e shikojnë gotën gjysmëbosh, mund të mësojnë dhe ndryshojnë.
Menaxho stresin. Nëse vini re disa aspekte nga lista e mëposhtme përpiquni t’i merrni në konsideratë:
- Armiqësia
- Të qenit tejet perfeksionist
- Fshehja e ndjenjave
- Të qenit i/e paaftë për të dëgjuar të tjerët
- Pamundësi për t’u qetësuar
- Të qenit shumë kritik ndaj të tjerëve
Përmirëso vendimmarrjen
Intuita: Ndërto përvojën vetjake – kupto kufizimet e vendimmarrjes – besoji instiktit – mendo skenarin më negative – ndërmerr riskun – mëso.
Racionaliteti: Mos shpejto në gjykime – mbledh informacion – fol me palët e përfshira – vendos kritere – zhvillo një proces të arsyeshëm – kontrollo përgjigjen.
Kërko ndihmë
Hartëzo shërbimet që të nevojiten për ndihmë. Bëj një rreth, në qendër je ti. Bëj rrjetin e lidhjeve me të tjerët, sa më i madh të jetë rrethi aq më të rëndësishëm janë ata njerëz për ty. Merr në konsideratë çfarë dëshiron nga ata dhe çfarë mund të bësh ti.
Zgjidh konfliktin
Konflikti mund të ndodhë kur pikëpamjet e mia ndryshojnë nga të tjerët. Aftësia për ta zgjidhur këtë konflikt në mënyrë konstruktive është pjesë e rëndësishme e reziliencës.
Mëso
Zbulo çfarë vërtetë mësove më mirë nga përvoja jote dhe merr më të mirën nga përvojat e ndryshme që jeta të vë përballë.
Ji vetvetja
Mund të jeni i/e vendosur për të zhvilluar reziliencën por është e vështirë të arrini sukses nëse plani për ta bërë këtë gjë bie ndesh me identitetin dhe vlerat tuaja thelbësore. Personat më rezilientë janë aq sa të vet ndërgjegjësuar aq edhe vetbesues.
Senada Duli, Psikologe shkollore/organizacionale
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.