“Ju mund”, konkurs mes shkollave të arsimit parauniversitar

Ky konkurs i promovuar nga Bashkia e Tiranës dhe Eco Tirana fton të gjitha shkollat që janë të interesuara për t’ju ofruar arsimtarëve okazionin për projekte edukative, multidisiplinare, për të studiuar çështjet e mjedisit.

Projekt edukimi-komunikimi-planifikimi për menaxhimin e duhur të mbetjeve në shtëpi në shkollë dhe jashtë saj.

Ky konkurs i promovuar nga Bashkia Tiranës dhe Eco Tirana fton të gjitha shkollat që janë të interesuara për t’ju ofruar arsimtarëve okazionin për projekte edukative, multidisiplinare, për të studiuar çështjet e mjedisit dhe të fillojnë rrugën e punës në klasë që do të vijojë në një shfaqje të hapur për publikun gjatë ECOFESTA. Ky projekt i shikon nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në krye të temës së mbledhjes së diferencuar, në ripërdorimin e materialeve.

Konkursi do të jetë i të gjitha formave, metodologjive krijuese si dhe të gjitha teknologjive dhe materialeve. Dëshirojmë që në mënyrë të tillë të kemi një formë të lirë të shprehjes, për krijimtarinë e hapur të studentëve ne shkolla.

Shpallja e konkursit të shkollave do t’i komunikohet mësuesve përmes takimeve dhe përmes internetit. Ky konkurs do të mbështetet nga një komunikim direkt në faqen ECOTIRANA me mësuesit ose bordeve të shkollave që e kërkojnë atë.

Mësuesve të pranishëm do t’ju jepet një certifikatë e pjesëmarrjes. 

Shkollat do të marrin një program të detajuar të takimit e do të mund të regjistrojnë klasat e tyre në laboratorët apo në aktivitetet argëtuese mësimdhënëse që do të organizohen në ditën apo në ditët e parashikuara për të vizituar ekspozitën.

Do të vlerësohen me çmime shkollat apo klasat më virtuoze në grumbullimin e diferencuar si dhe fituesit e konkursit “Ju mund”. Të gjithë pjesëmarrësve do t’u dorëzohen materiale dhe mjete.

Gjatë këtyre ditëve do të ketë shfaqje, ekspozita, takime, konferenca, momentet e konfrontimit dhe të kontaktit të drejtpërdrejtë të fëmijëve me Bashkinë e Tiranës dhe ECOTIRANA.

Konkurs shkollor mbi grumbullimin e diferencuar dhe rrugëtimet e tij të qëndrueshme.

Konkursi ju ofron mësuesve mundësinë për të projektuar rrugëtime edukative në shumë disiplina për të thelluar tematika mjedisore e për të paraqitur punime në një ekspozitë të hapur për publikun. Propozimi ka për synim përfshirjen e nxënësve të shkollave fillore e të mesme, në çështjen e grumbullimit të diferencuar e të ripërdorimit të materialeve.

Parashikohen tre seksione:

1. Produksione grafike, pikturë / Fotografike e manipuluese.

Propozimet e këtij seksioni mund të realizohen në një nga format e mëposhtme:

• Shkrime, gazeta, përralla, poezi.

• Dizenjo të realizueshme me çdo teknikë e material max 10 pllakëza që nuk i kalojnë përmasat 70×100 cm.

• Përralla: me kushtin që të mos jenë më shumë se 10 pllakëza me përmasa jo më shumë se 35×50.

• Fotografi: materiali duhet të montohet në panele me përmasa max 70×100.

2. Produksione grafike, pikturë / Fotografike e manipuluese.

   Punimet e kësaj pike mund të bëhen në një nga format e mëposhtme:

• Shkrimet, gazeta, komike, tregime, përralla, prodhime poetike.

• Dizenjo të realizueshme me çdo teknike e material max 10 pllakëza që nuk i kalojnë përmasat cm 70×100

• Përralla: me kushtin që të mos jenë më shumë se 10 pllakëza me përmasa jo më shumë se 35×50.

• Fotografi: materiali duhet të montohet në panele me përmasa max 70×100.

3.  Ekologjia e aplikuar

Propozime, projekte, modele aplikative, lojëra ndërtuese plastike, objekte me përmasa 70 x 100.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

FSHF ndryshon logot dalluese të kategorive

Next Article

Ese: Shkolla më hapi sytë, më tregoi se vendi im vlen

Related Posts