“Jo telefon deri 4 vjeç”, ekspertët: Ndalon zhvillimin e fëmijës

Një fëmijë është ende i pazhvilluar nga ana neurologjike, e ka të vështirë të kuptojë çfarë thuhet nga ekrani. Deri në moshën 3 vjeç e gjysmë 4, sa të ketë pjekurinë e neuroneve të tij, të mos ekspozohet ndaj ekraneve.

Telefoni apo tableti është kthyer në “mikun” e ngushtë  të shumë fëmijëve, por përdorimi me orë të tëra i tyre po ndikon në zhvillimin e të vegjëlve.

“Janë theksuar problematikat e zhvillimit të fëmijëve”.

Specialistët konstatojnë se pajisjet elektronike po i bëjnë fëmijët të mbyllur në vetvete, të shpërqendruar ose me vështirësi në komunikim.

“Lidhen  me gjuhën e kuptuar, të folur, por edhe në sjellje. S’di si të ndërveprojë me moshatarët e tij.  Mund të ketë fjalor të pasur, por ai vetë nuk di të komunikojë në mënyrë funksionale. Nuk shijon ushqimin  që ka përpara, nuk percepton sasinë e ushqimit që ha. Vëmendja nuk është e fokusuar tek aktiviteti i përditshëm, humbet interesin, mund të jenë pasiv ose të shpërqendruar”.

Problemet janë theksuar më tepër pas pandemisë së Covid-19. Prandaj këtë vit fokusi i specialistëve  në muajin e ndërgjegjësimit për çrregullimet e spektrit autik është tek autizimi virtual që krijohet nga  ekspozimi i gjatë ndaj telefonit, tabletit apo televizorit.

“Në tv sheh ngjyra, zhurma tinguj, jo gjëra konkrete për tu kuptuar. Nëse ka predispozitë për çrregullim të spektrit ja theksojmë më tepër këtë gjë”.

Mesazhi i psikologëve shkon për të gjithë prindërit.

“Ne duhet të bëhemi shokë të lojës së tyre. Një fëmijë është ende i pazhvilluar nga ana neurologjike, e ka të vështirë të kuptojë çfarë thuhet nga ekrani. Deri në moshën 3 vjeç e gjysmë 4, sa të ketë pjekurinë e neuroneve të tij, të mos ekspozohet ndaj ekraneve”. 

Në mbarë botën numri i fëmijëve me çrregullime të spektrit autik është rritur. Nëse para dy  vitesh me këtë çrregullim konstatoheshin 1 në 44 fëmijë tashmë numri ka zbritur 1 në 36. Në Shqipëri nuk ka shifra të sakta. Shkaqet e shfaqjes së autizimit janë ende të panjohura, por sipas mjekëve përgjegjës janë faktorë gjenetikë ndërthurur me ato mjedisorë.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Një takim letrar në shkollën e mesme profesionale “Gjergj Canco”mbi librin “Dritëhijet, fatet”

Next Article

Perse një panair Mandalash?!

Related Posts