E dua faktin se çdo ditë e re është e ndryshme dhe më sjell sfida të reja. Më pëlqen të kem forcën për të ndryshuar jetën e dikujt. Ndaj, shpesh u sugjeroj mësuesve, të japin mësim sikur askush nuk po i sheh, “mbikqyr”.
Mua më pëlqen të jem mësues. Pas 14 vitesh duke dhënë mësim, nuk e imagjinoj dot veten në një profesion tjetër. Më pëlqen të shpërndaj dashuri dhe njohuri nëpërmjet lëndës që jap. Në këtë mënyrë mësoj edhe vetë diçka të re, çdo ditë.
Më pëlqen ideja që çdo ditë është ndryshe dhe sjell sfida të reja. Më pëlqën të kem fuqinë që të ndryshoj jetën e njerëzve.
Por sigurisht, që ka edhe disa frustrime që vijnë me punën. Ato lidhen kryesisht me ngarkesën shtesë të mësimdhënësve që nuk kanë lidhje me përparimin e nxënësit. Llojet e vlerësimit ose hartimi i detyrave ku presim të parashikojmë rezultatet e nxënësve tanë sikur të ishim parashikues, takime pas takimeve etj. Çdo mësues mund të përpilojë një listë të frustrimeve, që besoj se është e gjatë për këdo.
Ndaj, shpesh u sugjeroj mësuesve, të japin mësim sikur askush nuk po i sheh, “mbikqyr”. Thjesht të kemi besim në aftësitë tona. Nëse injorojmë audiencat e jashtme, kontrollorët, do jemi të aftë të fokusohemi tek të dhënit mësim dhe në këtë mënyrë do gjejmë rrugët efektive sesi të ndihmojmë nxënësit të progresojnë.
Mësimdhënia po bëhet një profësion që pak e zgjedhin. Po kthehet në një profesion të padëshiruar. Ka shumë mësues të cilët e kanë humbur besimin e tyre, ndërsa njerëzit kanë humbur pamjen e asaj që është më e rëndësishme për mësimdhënien efektive. Të gjithë duhet të shtrojmë pyetjen : “A është kjo mënyra më e mirë?” Vetëm duke reflektuar, arijmë të përmirësojmë, me moton e çdo mësuesi:
“E dua faktin se çdo ditë e re është e ndryshme dhe më sjell sfida të reja. Më pëlqen të kem forcën për të ndryshuar jetën”.
P. Shtini
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.