“Jehona e një epoke të madhe”, aktiviteti i DAR Berat

“Jehona e një epoke të madhe” ka qenë aktiviteti i realizuar në Kala nga DAR Berat. Qindra nxënës, mësues, prindër dhe vizitorë të huaj janë bërë pjesë e një feste të madhe për të kthyer në kohë figurën legjendare, historinë dhe vlerat e Skënderbeut.

Në kuadër të vitit të Skënderbeut, Drejtoria Arsimore e Beratit ka organizuar një aktivitet me nxënësit, mësuesit dhe prindërit. Pjesë e festës janë bërë edhe turistët.

 “Jehona e një epoke të madhe” ka qenë aktiviteti i realizuar në Kala nga DAR Berat. Qindra nxënës, mësues, prindër dhe vizitorë të huaj janë bërë pjesë e një feste të madhe për të kthyer në kohë figurën legjendare, historinë dhe vlerat e Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Ky aktivitet vjen pas shumë aktiviteteve që kanë realizuar shkollat. Në shkollën “Thimi Tani” nën kujdesin e mësueses Enriketa Zeqo është ftuar në klasë Mehmet Sharavolli një nga dy personazhet e mbetur gjallë nga filmi “Skënderbeu”. 

Sharavolli ka biseduar me nxënësit dhe ju ka treguar kujtimet e tij gjatë regjistrimit të filmit “Skënderbeu”, si u zgjodh për të luajtur atë rol dhe si vijoi më pas jeta e tij pas xhirimit të filmit.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Formular vetëvlerësimi për drejtorin e shkollës

Next Article

Pse nuk na dëgjojnë fëmijët tanë?

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427