Figura e këshilluesit është një mbështetje për nxënësit të cilën e ofron në këshillimet individuale dhe në grupe. Ai ndihmon nxënësit të fokusohen në arritjet akademike, sociale, emocionale, në mënyrë që të kenë sukses në jetë.
Java e këshilluesit të shkollës konsiston në promovimin e figurës së psikologut në shkollë. Është një javë falenderimesh nga nxënësit, të cilët kanë marrë ndihmën që ju nevojitej! Psikologu këshillues është zemra e shkollës, ata luajne një rol të madh në ndërtimin e kulturës dhe klimës në shkollë. Ata udhëheqin punën e një shkolle në aftësi të tilla si: motivimi, vetë-rregullimi, drejtimi i mësimeve drejtpërdrejt me nxënësit dhe trajnimin e stafit se si ti zhvillojnë këto aftësi te ata.
Dhe sigurisht, ata bëjnë shumë, shumë më tepër për të hequr barrierat, për të mësuar dhe ndihmuar nxënësit të kenë sukses. Zakonisht, ata udhëheqin punën në shkollë, në zgjidhjen e konflikteve dhe mund të luajnë një rol të rëndësishëm në edukimin në fushatat parandaluese e ndërgjegjësuese për abuzimin me substancat, alkoolin, duhanin etj.
Figura e këshilluesit është një mbështetje për nxënësit të cilën e ofron në këshillimet individuale dhe në grupe. Ai ndihmon nxënësit të fokusohen në arritjet akademike, sociale, emocionale, në mënyrë që të kenë sukses në jetë dhe të jenë të përgatitur për të qenë një qytetar i përgjegjshëm për shoqërinë! Sot në hapjen e javës së këshilluesit në shkollë unë i dhashë mesazhin se “unë jam aty për to!” Për nxënësit e mi! Për t’i mbështetur, për t’i treguar se çdo problematikë që hasim, unë jam aty për t’i mbështetur pa i gjykuar.
Edisa Kaziu-Xhihani
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.