Nëse keni dëshirë dhe vullnet për të arritur diçka ju mund ta bëni! Mjafton vetëm që të mendoheni dhe të gjeni një ide të mirë. Jamal Afridi është i riu 23-vjeçar i cili ka gjetur një mënyrë për të fituar para për të kryer studimet.
23-vjeçari është i punësuar si shofer në një kompani dhe shpërndan mallra me makinë e tij. Jamal Afridi u ka propozuar biznesmenëve që të vënë reklamat e tyre në makinën e tij në këmbim të parave.
Propozimit i janë bashkuar disa kompani dhe kanë vënë reklamat në makinën e 23-vjeçarit. Jamal Afridi bën qindra kilometra në ditë duke shpërndarë dërgesa.
Me këto para djaloshi 23-vjeçar paguan qiranë, taksat dhe derivatet, ndërsa pjesën tjetër e ruan për studime.
Nëse nuk keni para, por keni një makinë ndiqni edhe ju shembullin e tij.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.