Në këtë konferencë diskutohet dhe reflektohet për përvojat dhe sfidat e deritashme në procesin e pilotimit të kurrikulës së re, ndërsa pjesëmarrësit do të informohen dhe diskutojnë edhe për draftin e Udhëzimit Administrativ për vlerësim të nxënësve
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në bashkëpunim me USAID-in kanë organizuar Konferenvën dy ditore “Reformat në vlerësimin e nxënësve sipas kurrikulës së re”, e cila ka për qëllim të informojë palët kryesore mbi procesin e reformave aktuale kurrikulare, përfshirë Drejtoritë Komunale të Arsimit, shkollat e përfshira në reformën kurrikulare, sektorët e caktuar brenda MAShT-it dhe publikun e gjerë.
Në emër të ministrit Bajrami, punimet e konferencës i ka hapur këshilltari Azem Guri, i cili ka folur për ecurinë e procesit të pilotimit të kurrikulës së re, e cila për herë të parë ka filluar në vitin shkollor 2013 – 2014 në 10 shkolla dhe është zgjeruar ndër vite, si dhe finalizmin e Udhëzimit Administrativ, i cili do t’u krijojë lehtësia mësimdhënësve në vlerësimin e nxënësve.
“Janë trajnuar dhe certifikuar mbi 3100 mësimdhënës për zbatimin e kurrikulës së re. Zhvillimi i plan programeve lëndore për shkollat pilotuese, rishikimi i përmbajtjeve të teksteve shkollore dhe përgatitja e materialeve të tjera për mësimdhënie, zbatimi i praktikave të reja të vlerësimit të njohurive të nxënësve dhe aktivizimi i aktiviteteve profesionale në shkollat pilotuese, janë disa aspekte me rëndësi të këtij procesi”, ka thënë këshilltari Guri.
Këshilltari Guri ka folur edhe për miratimin e Strategjisë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar në Kosovë 2016- 2020, themelimin e Këshillit të Ekspertëve për rishikimin e teksteve shkollore, marrjen e një kredie të butë në vlerë prej 11 milionë dollarëve nga Banka Botërore, si disa nga hapat konkret për përmirësimin e cilësisë në sistemin e arsimit në Kosovë.
Në konferencë u diskutua për përvojat dhe sfidat e deritashme në procesin e pilotimit të kurrikulës së re, ndërsa pjesëmarrësit do të informohen dhe diskutojnë edhe për draftin e Udhëzimit Administrativ për vlerësim të nxënësve.
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
725483 495182Wow, superb blog layout! How long have you been blogging for? you make blogging look straightforward. The overall look of your site is magnificent, as effectively as the content! xrumer 402179