Ja cilat janë 10 universitetet më inovative të Europës

Një listë që identifikon institucionet e edukimit që po bëjnë gjithçka të mundur për shkencën e avancuar, shpikin teknologjitë e reja dhe ndihmojnë në ekonominë globale

Në pamje të parë, universitetet më inovative të Europës duket se nuk kanë asgjë të përbashkët. Disa janë institucione katolike e disa laike, disa janë shtetërore e të tjera private. Njëri është 920-vjeçar, ndërsa një tjetër ka qenë një institucion i pavarur për më pak se një dekadë. Ata janë të shpërndarë anembanë kontinentit, disa nëpër qytete të mëdha, e disa në zona rurale.

E vetmja gjë që i bashkon të gjithë është se, thuajse të gjithë promovojnë kërkimin praktik dhe shkencën e aplikuar, ndryshe nga të qënit një institucion i pastër akademik. Universitetet teknike dhe kolegjet dominojnë renditjen e parë në histori të 100 universiteteve më inovative të Europës. Një listë që identifikon institucionet e edukimit që po bëjnë gjithçka të mundur për shkencën e avancuar, shpikin teknologjitë e reja dhe ndihmojnë në ekonominë globale.

Gjithçka nis me atë të Leuvenit në Belgjikë, “KU Leuven”, një shkollë ku flitet më shumë gjuha holandeze e që ndodhet në rajonin Flanders. I themeluar në vitin 1425 nga Papa Martini i V-të, ai është universiteti më i vjetër katolik i botës, por veprimtaria e tij nuk është e kufizuar vetëm te teologjia. Misioni modern i “KU Leuven” është gjithëpërfshirës dhe fokusohet te kërkimi shkencor i avancuar. I hapur për studentë të të gjitha besimeve, ai operon në mënyrë autonome nga Kisha, si dhe në të gjendet një prej organizatave më të mëdha dhe të pavarura të kërkimit dhe zhvillimit në planet. Në vitin fiskal 2014, shpenzimet për kërkimet i kanë kaluar 426 milionë euro.

Nëpërmjet fotove mund të informoheni edhe për 9 universitetet e tjera më inovative që përbëjnë “Top 10”.

Duke qenë se renditja bazohet mbi inovacionin në nivel institucional, studimi mund të mbikëqyrë edhe programe apo departamente të veçanta inovative. Ndoshta një universitet mund të renditet në vende më të ulëta për shkak të inovacionit të tij në tërësi, por sërish mund të jetë duke operuar me një prej laboratoreve më të përparuara bioteknologjike në botë. Megjithatë, pavarësisht nëse një universitet renditet në “Top 10” apo diku nga vendet 90, të gjithë këto institucione të “100-shes” më të mirë të Europës konsiderohen ndër më të mirët në botë.

Ata prodhojnë kërkime origjinale, krijojnë teknologji të domosdoshme dhe stimulojnë ekonominë globale.

Clare College, pjesë e Universitetit të Kembrixhit në lindje të Anglisë.

Ndërtesa universitare e Imperial College në Londër.

Pamje e përgjithshme nga Universiteti i Zyrihut, Universitaet Zuerich, në Zvicër.

Pamje nga lart e qytetit universitar të Oksfordit, e parë nga jugperëndimi i qytetit.

Pjesa e jashtme e Universitetit të Teknologjisë Delft.

Qendra e mësimit në Institutin federal zvicean të Teknologjisë (EPFL) në Ecublens, pranë Lozanës.

Universiteti Friedrich Alexander, në Erlangen-Nuremberg, Gjermani.

Universiteti Ludwig-Maximilians në Mynih të Gjermanisë.

Universiteti Teknik i Mynihut, Technische Universitaet Muenchen.

(Burimi: Reuters)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Rutinë apo spontanitet, si qëndrojnë këto dy nocione në edukimin e fëmijës

Next Article

Viti i ri arsimor do ta gjejë shkollën “1 Maji” me ambiente të reja

Related Posts