“Investimi në arsim, më i domosdoshmi për të ardhmen”

Duke falenderuar biznesmenin Ramë Geci për investimin në shkollë, Zenelaj bëri thirrje që shembullin e tij ta ndjekin edhe të tjerë biznesmenë në Tropojë. Investimi në arsim është investimi më i domosdoshëm për të ardhmen e një populli.

Dita e parë e shkollës, në shkollën “Murat Paci”, në Bytyç të Tropojës, ka nisur në mjedise të rikonstruktuara. Mjediset e kësaj shkolle kishin nevojë për ndërhyrje përpara nisjes së vitit të ri shkollor, por fonde nuk kishte. Në këto kushte një ndër biznesmenët e kësaj zone, Ramë Geci, ka dhuruar fondin për rikonstruktimin e shkollës.

I prekur nga kushtet e vështira biznesmeni ka sponsorizuar rikonstruktimine shkollës dhe, bashkë me drejtorin e Drejtorisë Arsimore, Petrit Zenelaj, dhe Kryetarin e Bashkisë së Bajram Currit, Besnik Dushaj, u kanë uruar suksese nxënësve dhe mësuesve të shkollës “Murat Paci”.

Drejtori i Zyrës Arsimore, Petrit Zenelaj, theksoi veç të tjerash masat e marra për fillimin e vitit shkollor dhe arritjet në arsim. Duke falënderuar biznesmenin Ramë Geci për investimin në shkollë, ai bëri thirrje që shembullin e tij ta ndjekin edhe të tjerë biznesmenë në Tropojë. “Investimi në arsim është investimi më i domosdoshëm për të ardhmen e një populli”, theksoi Zenelaj.

Prindërit e fëmijëve që mësojnë në këtë shkollë duke falënderuar përzemërsisht biznesmenin u shprehën shumë të kënaqur që kjo shkollë tashmë është në gjendje të mirë dhe fëmijët mund të mësojnë në kushte të përshtatshme.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Urimi për ditën e parë të shkollës

Next Article

Testimi, për të konstatuar cilësinë e mësimdhënies në Kosovë

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427