Inteligjenca artificiale, një potencial i rrezikshëm

Amazon, DeepMind e Google, Facebook, IBM dhe Microsoft do të punojnë së bashku mbi probleme si: privatësia, siguria dhe bashkëpunimi ndërmjet njerëzve. I quajtur Partneriteti për Inteligjencën Artificiale, ajo do të përfshijë edhe ekspertë të jashtëm.

“Kemi parë një zhvillim shumë të shpejtë të IA brenda një periudhe mjaft të shkurtër,” tha Prof Yoshua Bengio, nga Universiteti i Montrealit. “Kjo fushë sjell mundësi të mrekullueshme për kompanitë dhe organizatat publike. E megjithatë ajo ngre pyetje legjitime në lidhje me mënyrën se si po ecin këto zhvillime.”

Sjellja e të gjithë lojtarëve më të mirë së bashku do jetë “mënyra më e mirë” për të siguruar që të gjithë ne do të ndajmë të njëjtat vlera dhe objektiva të përgjithshme për t’i shërbyer të mirës së përbashkët”, shtoi ai.

Mungesë të dukshme në formacion bën Apple. Ajo ka qenë duke u diskutuar nga grupi për t’u bashkuar “së shpejti”.

“IA ka potencial të madh për përmirësimin e shumë aspekteve jetësore, duke filluar nga shëndeti, edukimi, transporti, automatizimi i shumë proceseve… Shpresojmë në maksimizimin e këtij potenciali në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë njerëz”, tha një nga studiuesit e Allen Institute të Inteligjencës Artificiale.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

A mund të ketë vetëm miqësi mes një djali dhe një vajze?

Next Article

E shtuna, dita e trajnimeve në ambientet e Albas-it

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427