“I keqi i vetes”, Gazmend Kapllani

Albas sjell romanin “I keqi i vetes”. Autori Gazmend Kapllanin, i vlerësuar nga kritika perëndimore si një nga zërat më origjinalë, vjen para lexuesit shqiptar me një roman që lexohet me një frymë.

Karli dhe Frederiku janë dy vëllezër nga qyteti Ters në Shqipëri, një qytet imagjinar, i ngjashëm me një kolazh të qyteteve të ndryshme të Ballkanit. I ati i tyre, një ish-komunist fanatik (që i pagëzoi ashtu djemtë e tij për nder të Karl Marksit dhe Frederik Engelsit), po përcillet për në banesën e fundit. Karli kthehet nga mërgimi në vendlindje, për të marrë pjesë në zinë familjare.

Ndërsa varrosin të atin, dy vëllezërit nisin të zhvarrosin kujtime, keqkuptime dhe mëri të vjetra mes tyre. Dy vëllezërit përbëjnë mishërimin e idealeve të kundërta, njëri të rebelit dhe të ikanakut larg atdheut; tjetri, filozofinë e bindjes dhe të mosbraktisjes së atdheut. I pari kërkon të hidhet dritë në epokën e errët të komunizmit, ndërsa i dyti kërkon ta lërë në harresë.

Ngjarjet do ta dërgojnë lexuesin dhe në katër qytete të tjera të Europës e të Amerikës për t’u kthyer sërish në Ters. Sepse nuk mund të dish se ku po shkon, pa kuptuar më parë se nga ke ardhur. “I keqi i vetes” është një roman i pazakonshëm për të zakonshmen tonë tipike shqiptare, por dhe ballkanike e më gjerë. Teksti i tij ngërthen kohë, vende dhe fate njerëzore, ku me plot fantazi e frymë përftohet një realitet më i ngjeshur, i rëndë, në të cilin përzihen tragjikja me absurdin komik dhe dhembjen, befasitë dhe dashuria me pengesat e reja, drita ndjellëse e ikjes nëpër gjithkund, për t’i shpëtuar vetes, me kthimet e ashpra në një truall metaforik, yni, i përbashkët, prapë shqiptar e ballkanik, po aq dhe botëror. 

Gazmend Kapllani arrin me guximin e shkrimtarit të lirë atë lartësi që priste letërsia shqipe postdiktatoriale e shekullit XXI, prandaj dhe vepra e tij është po aq e përbotshme. 

Visar Zhiti

“Kapllani trajton absurditetet e nacionalizmit në Ballkan – dhe kudo – me humor të hidhët,

zgjuarsi dhe thellësi filozofike”, Boyd Tonkin, Indipendent.

Gazmend Kapllani, i përkthyer në dhjetë gjuhë deri më sot dhe i vlerësuar nga kritika

perëndimore si një nga zërat më origjinalë, vjen para lexuesit shqiptar me një roman që lexohet me një frymë e që për nga temat që trajton, ndër më të dhembshmet e aktuale të historisë së Shqipërisë, Ballkanit dhe Europës, mbetet universal…

Libra të tjerë nga autori:

Ditar i shkurtër kufijsh (Nerajda)

Je m’appelle Europe (ed. Intervalles)

La dernière page (ed. Intervalles)

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

“Uni i tij i ndaluar”, Peter Carey

Next Article

Kur mësuesit duhet të largohen nga profesioni?

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427