Harta e konceptit është një metodë që ndihmon nxënësit, në pasurimin e të kuptuarit të një fjale apo koncepti. Harta e konceptit/përkufizimit janë struktura grafike që përqëndrojnë vëmendjen e nxënësve në përbërësit kryesorë të një përkufizimi si:
Klasa apo kategoria
Cilësitë apo karakteristikat
Ilustrimet apo shembujt
Harta e konceptit është një metodë shumë e mirë për të mësuar lëksikun dhe konceptet themelore në të githa lëndët.
1- Paraqitni një hartë koncepti në tabelë. Përzgjidhni një concept të njohur dhe kërkoni informacionin e duhur për hartën nga klasa. Për shembull, për ujin mund ta identifikojnë si trup I I lëngët, apo I domosdoshëm për jetën, është I tejdukshëm, pa ngjyrë, pa erë, ngrin në 0 gradë celcius.
2- Paraqitni një term ose një koncept të ri kryesor nga materiali që do të mësojnë nxënësit. I vini nxënsit të punojnë në dyshe për të krijuar një hartë të konceptit/përkufizimitpër konceptin e ri. I udhëzoni ata të përdorin informacione nga pjesa e leximit, një fjalor apo njohuritë e tyre fillestare për të plotësuar hartën. Përshembull, disa nxënës mund të njohin njohuritë fillestare dhe më tej të shënojnë karakteristika të tjera të ujit dhe përdorime të shumta të tij.
3- Kur nxënësit të kenë përfunduar së ndërtuari hartat e tyre të konceptit, u kërkoni të shkruajnë një përkufizim të plotë për konceptin.
Çfarë është harta e konceptit?
Si duket?
– I tejdukshëm;
– Pa ngjyrë;
– Pa erë;
– Temp e vlimit 100 gradë celcius;
– Temp e ngrirjes 0 gradë celcius;
– Ndryshon gjendjet sipas temperaturave;
– Merr formën e enës.
Ku gjendet?
Te trupi i njeriut
Te bimët
Te kafshët
Në natyrë
Përmes hartës së konceptit:
– Nxënësit zgjerojnë të kuptuarit e tyre për leksikun dhe konceptet kryesore përtej përkufizimeve të thjeshta.
– Nxënësit ndërtojnë një paraqitje pamore të përkufizimit të konceptit që ndihmon procesin e të mbajturit mend për një kohë të gjatë.
– Nxënësit nxiten të integrojnë njohuritë e tyre fillestare në një përkufizim.
(Kjo metodë mund të përdoret me nxënësit e të gjitha niveleve të arsimit parauniversitar dhe në të gjitha lëndët)
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.