Hapet “Shkolla Shqipe” në Affoltern të Zyrihut!

…Shihni sa bukur këta fëmijë edhe pse të lindur larg atdheut, shfletojnë shkronjat e shqipes me qëllim që ta mësojnë gjuhën e nënës – gjuhën shqipe. A ka gjë më të bukur! – Thënë shkurt ky angazhim i përbashkët mësues dhe prindër jep shpresë se “gjuha e arbërit rron”.

 “Shkolla Shqipe” në Zvicër më 5 Shator të vitit 2022 hapi dyert për fëmijët shqiptarë edhe në Affoltern të Zyrihut. E hëna me diell zbukuroi klasën e shkollës zvicerane ”Holderbach” me fëmijët shqiptarë të cilët kishin ardhur bashkë me prindërit e tyre të regjistrohen në shkollën shqipe. Buzëqeshja e tyre ishte një lajm i mirë për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare. 

Shkolla shqipe në Zvicër gjatë këtyre 2-3 viteve të fundit ka arritur t`thyej të gjitha parashikimet me hapjen e pikave të reja shkollore dhe sensibilizimin e prindërve shqiptarë në angazhimin e tyre rreth organizimit sa më të mirë të shkollave shqipe, me qëllim që fëmijët shqiptarë të kenë mundësinë të  ndjekin mësimet në gjuhën shqipe

E gjithë kjo buzëqeshje e këtyre fëmijëve të mrekullueshëm të motivuar nga prindërit e tyre derdhej mbi abetaret e Shtëpisë Botuese “Shkronjë pas shkronje” të cilat na kishin ardhur para disa muajve dhuratë, nga z. Roland Çano, në shenjë respekti për punën e madhe që po bëhej dhe po bëhet në kuadër të “Shkollës Shqipe” në Zvicër. 

Eriku, Aaroni, Lendra, Eliani, Lindi, Rioni, Fiona, Ervini, Morea, Narta, Luanda, Rona, Arioni, Diesa, Ari, Nuari, Diellza dhe Rajana dhe disa fëmijë të tjerë të cilët nuk arritën të marrin pjesë në orën e parë mësimore do t`iu bashkëngjiten në javën e ardhshme. Shkolla shqipe në Afffoltern të Zyrihut në bazë të fjalëve të prindërve  shumë shpejt do të shndërrohet në çerdhe të vërtetë të dhjetëra e dhjetëra fëmijëve shqiptarë. 

Dhe në fund këta nxënës të shkollës shqipe ju bëjnë thirrje të gjithë bashkëmoshatarëve të tyre që edhe ata t`iu bashkëngjiten në mësimin e gjuhës amtare. Të gjithë të interesuarit mund të paraqiten në telefonin kujdestar 076 321 26 94.

Mirë se Vini!

“Shkolla Shqipe” – Zvicër

Isuf Ismaili

© Portali Shkollor-Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
4 comments
  1. I just could not leave your web site before suggesting that I really enjoyed the standard information a person supply to your visitors Is gonna be again steadily in order to check up on new posts

  2. My brother suggested I might like this blog He was totally right This post actually made my day You can not imagine simply how much time I had spent for this info Thanks

  3. F*ckin’ remarkable things here. I am very glad to look your post. Thank you a lot and i am looking ahead to touch you. Will you please drop me a e-mail?

  4. Hi i think that i saw you visited my web site thus i came to Return the favore I am attempting to find things to improve my web siteI suppose its ok to use some of your ideas

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Mësuesja model e artit në mësimdhënie, Teuta Lagja: Fëmijët janë vëzhgues të mirë dhe jo dëgjues

Next Article

Disa këshilla për prinderit që dërgojnë për herë të parë vogëlushët e tyre në kopsht

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427