Hapet për publikun biblioteka e universitetit më të vjetër në botë “El Kairouan”

Biblioteka e universitetit më të vjetër në botë hapet për publikun pas restaurimit. Kjo bibliotekë ndodhet në Fez të Marokut në universitetin “El Kairouan”. Ky universitet është hapur në vitin 859 në kohën kur janë krijuar format e para të algjebrës nga arabët dhe sot është më i vjetri në botë. Biblioteka është rinovuar disa herë gjatë këtyre 1157 viteve, por për publikun mundi të hapet vetëm pas restaurimit total që i bëri arkitekti maroken-kanadez, Aziz Çauni.

E veçanta e këtij universiteti është se 1157 vite më parë u themelua nga një grua. Ajo quhej Fatime Muhamed el Fihri dhe ishte vajza e një familjeje të pasur tregtare që kishin emigruar në Marokun e sotëm që nga Kairouani, në Tunizinë e sotme. Motra e saj, Mariami, themeloi një nga xhamitë më të mëdha në zonë me po të njëjtin emër.

Megjithëse është themeluar nga një grua, universiteti nuk ka pranuar femra deri në mesin e shekullit të njëzetë. Sot shfaq 4000 dorëshkrime të lashta, më të vjetrat që flasin për profetin Muhamed, si dhe diplomën e parë në botë të bërë prej druri.

Diploma e parë në botë e bërë prej druri.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Jeta në Shkodër ka ekzistuar rreth 5 mijë vite më parë

Next Article

Nxënësit nga Kukësi-Veliajt: Na merr në juridiksion!

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427