Hapen aplikimet për numrin e ri të Revistës Pedagogjike. Ja cilat janë kriteret e pranimit

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, ka dhënë njoftimin e rëndësishëm në lidhje me aplikimin për numrin e ri të Revistës Pedagogjike. Hapen aplikimet për të dërguar artkujt për numrin e ri të revistës.

Kanë nisur tashmë aplikimet për të dërguar artikujt për numrin e ri të Revistës  Pedagogjike. Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitare, ka njoftuar se tashmë aplikimet janë hapur dhe fokusi i kësaj reviste është të mundësojë ndarjen e ideve, parashtrimin e analizave, përvojave dhe kërkimeve.

Përzgjedhja e të gjithave aplikimeve do të kalojë në dy faza, ku faza e parë është dorëzimi i abstraktit i të gjitha çështjeve kryesore mbi artikullin që merr përsipër, ndërsa faza e dytë që është dhe ajo përfundimtare ka të bëjë me miratimin e abstrakteve dhe përgatitjen e artikujve, dhe aplikantët fitues do të njoftohen përmes email-it, për të vazhduar më tej me përgatitjen e artikullit, dhe dorzimin në afatin e përcaktuar.

Tre janë fushat në të cilat duhet të bazohet artikulli:

  • Kurrikula dhe zhvillimi profesional i mësuesve dhe i drejtuesëve në kushtet e situatës së krijuar nga pandemia Covid-19,
  • Sigurimi i cilësisë në arsimin parauniversitar në kushtet e situatës së krijuar nga pandemia Covid-19;
  • Vlerësimi i performancës së arsimit paraunversitar në kushtet e situatës së krijuar ngfa pandemia Covid-19;

Artikulli do të përzgjidhet bazuar mbi disa kritere që janë:

Numri i faqeve të artikullit duhet të jetë jo më pak se 5 faqe dhe jo me shumë se 12 faqe;

Formati është A4, shkrimi 12, Time New Roman, me një hapësirë midis rreshtave;

Referencat përgjatë artikullit duhet të vendosen me numra dhe në fund të faqes  të vendoset referenca e plotë me shkrimin 10, Times New Roman;

Në fund të artikullit duhet të vendoset biblografia që përfshin autorin, titullin e botimit, shtëpinë botuese, vendin, vitin e botimit, numrin e faqes.

Të gjithë të interesuarit duhet të dorëzojnë artikujt e tyre brenda datës 30 nëntor 2020, në formë elektrike në adresën: sekretaria@ascap.edu.al

NJOFTIMI I PLOTË PËR BOTIM NË REVISTËN PEDAGOGJIKE


Marina Kërçeli

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Preferoj të jap mësim nën maskë sesa përpara një ekrani kompjuteri

Next Article

Çfarë (s)lexuam nga reagimi i mësueses te fletorja e nxënësit

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427