Gabimet tona me ÇORAPËT! “Çorapë” dhe “Çorape” nuk kanë të njëjtin kuptim

Një ndër fjalët e gjuhës shqipe, që mbi 95 % të rasteve shkruhet dhe përdoret gabim, është edhe fjala “ÇORAP”. Shumëkush nga ju thotë “Vesha çorapet”, pa e ditur se në vend të fjalës së saktë “çorap”, për veshjen që mbathim te këmbët, keni treguar për pjesën e poshtme të këmbëve të kafshëve.

Një ndër fjalët e gjuhës shqipe, që mbi 95% të rasteve shkruhet dhe përdoret gabim, është edhe fjala “ÇORAP”. Kemi dëgjuar dhe i përdorim edhe vetë shprehjet: “mbatha çorapet”, “po thurte çorape”, “më janë grisur çorapet”, “çorape burrash”, “çorape leshi” etj., pa e ditur se fjalën “çorap” e kemi shkruar dhe përdorur gabim! Në këto raste, në vend të fjalës së saktë “çorap”, për veshjen që mbathim te këmbët, keni treguar për pjesën e poshtme të këmbëve të kafshëve.

Emri “çorap” është i gjinisë mashkullore dhe bën pjesë në grupin e emrave mashkullorë, që e formojnë shumësin me “ë” dhe me “e”. Mirëpo kur e formon shumësin me “ë” ka kuptim tjetër, dhe me “e” ka kuptim tjetër. Atëherë:

Ja si shkruhet drejt kjo fjalë, shkëputur nga Fjalori i Gjuhës Shqipe, botim i AKSH-së:

1. ÇORAP (gj. mashkullore) – Veshje për këmbën, që thuret me dorë ose në makinë me fije leshi, pambuku a mëndafshi ose me fije sintetike. “Çorapë të gjatë”. “Çorapë leshi”. “Thur çorapë”. “Mbath çorapët”. “Heq (zhvesh) çorapët”. 

2. Çorape (emër i dygjinishëm) – Pjesa e poshtme e qimeve të këmbës me ngjyrë tjetër, zakonisht të çelur, te kafshët shtëpiake. “Dhi me çorape”. “Mace me çorape”.

Atëherë shkruani dhe përdorini ÇORAPË (me ë) për veshjen e këmbëve dhe ÇORAPE për pjesën e poshtme të këmbëve të kafshëve, fjalë kjo, të cilën e përdorim shumë rrallë!

Sevi Lami Agolli

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

“Me pak fjalë...”, ekspozita grafike e katër mësueseve që inspiroi praktikisht nxënësit e Liceut

Next Article

Largimi i mësuesve po kthehet në fenomen shqetësues

Related Posts