Nisur nga rezultatet e studimit të Social Science & Medicine, kuptojmë fuqinë pozitive të ndryshimit të sjelljeve nga tregimet personale. Nëse nxënësit kanë paqartësi mbi tema delikate si shëndeti, lufta, shkaqet natyrore apo sociale, atëherë ndani me klasën histori motivuese.
Impakti i tregime personale
Historitë personale janë kurdoherë të pranuara dhe dëgjohen me kërshëri. Dobitë e tregimit, si tek fëmijët dhe të rriturit, janë tregues për përmirësimin e emocioneve, sjelljeve dhe njohurive të fituara. Hulumtimet e Universitetit të Pensilvanisë u bazuan nga faktorët e ngjarjeve të pandemisë. Nga studimi i ri nga Social Science & Medicine, u zbulua se përdorimi i tregimeve personale, në krahasim me mesazhet rreptësisht të bazuara në fakte, rriti besimet e njerëzve për mbrojtjen e grupeve të cenueshme, si dhe synimet e tyre për t’u përfshirë në veprime të ndihmuese në raport me të tjerët.
Duke përdorur tregimet, ne mund t’i ndihmojmë njerëzit të kuptojnë pse është e rëndësishme të mbrosh të gjithë në shoqëri dhe ata mund të na ndihmojnë të humanizojmë njerëzit e tjerë në mënyra të vlefshme. – u shprehën ekspertët.
Kultura e ndarjes së përvojave personale
Në vendin tonë mungon kultura e ndarjes së përvojave personale me grupe të posaçme ku mbetet e pranishme figura e ekspertëve. Megjithatë, historitë personale merren më për bazë krahasuar me faktet shkencore. Pse ndodh kjo? Vihet re se besueshmëria është më e lartë. Nga përditshmëria shikojmë plot raste ku këshillat nga rrethi i afërt, miqtë, madje edhe komshinjtë, merren për bazë dhe aplikohen. Shpesh më shumë se këshillat e mjekëve apo ekspertëve të fushës. Faktor qëndron besueshmëria. Tregimet personale ofrojnë siguri. Pra, nëse dikush ja ka dale të fitojë mbi sëmundjen përmes disa kurave specifike, atëherë mund t’ia dal dhe unë.
Anët negative të tregimeve
Në rastet e sëmundjeve, si Covid-19, marrja parasysh e këshillave popullore dhe anashkalimi i fakteve të doktorit mund të dëmtojë shëndetin e individit. Qëllimi i tregimeve personale ka në thelb motivimin. Pra, “nëse unë ja dola të shërohem, edhe ti mundesh, mjafton të konsultohesh me mjekët.”
Anët pozitive të tregimeve
Fuqia e historive personale mbetet frymëzimi. Shembujt e suksesit ndikojnë pozitivisht tek njerëzit përreth nesh, duke u falur kurajë në kapërcimin e problemeve. Tregimet njerëzore kanë aftësinë të ndikojnë në sjelljen e të tjerëve. Media dhe rrjetet sociale shërbejnë në ilustrimin e historive të vërteta për të nxitur motivimin në masë të gjerë.
Si edukohemi përmes tregimit?
Në shkollë mësuesit i përdorin historitë e vërteta si shembuj ilustrues, post fakteve teorike. Kjo vlen për të fituar vëmendjen e plotë të nxënësve, njëkohësisht edhe duke i frymëzuar. Shembujt real, të ardhur nga jeta e përditshme, me nota humori, janë kurdoherë të preferuar mes nxënësve, duke u diskutuar edhe jashtë ambienteve shkollore. Edukimi përmes historive personale ruhet më gjatë në kujtesën e studenteve. Nisur nga rezultatet e studimit të Social Science & Medicine, kuptojmë fuqinë pozitive të ndryshimit të sjelljeve nga tregimet personale. Nëse nxënësit kanë paqartësi mbi tema delikate si shëndeti, lufta, shkaqet natyrore apo sociale, atëherë ndani me klasën histori motivuese. Ndryshimi në sjellje do shënojë progres më të kënaqshëm krahasuar me faktet e gjata teorike.
Xhoana Jaku
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.