Formular vetëvlerësimi për drejtorin e shkollës

Vetëvlerësimi është procesi përmes të cilit dikush mund të gjykojë efektivitetin dhe përshtatshmërinë e performancës së tij, pasojat, njohuritë dhe besimet për qëllime vetëpërmirësimi.

Vetëvlerësimi

Vetëvlerësimi është procesi përmes të cilit dikush mund të gjykojë efektivitetin dhe përshtatshmërinë e performancës së tij, pasojat, njohuritë dhe besimet për qëllime vetëpërmirësimi.

Duke menduar rreth punës që bën, çfarë nuk funksionon dhe çfarë lloji ndryshimi mund ta bëjë të jetë më i suksesshëm, rriten shumë gjasat që të mësojë se si të përmirësohet dhe, në fakt, si t’i bëjë përmirësimet. Provat tregojnë se vetëvlerësimi është komponent thelbësor i procesit të vlerësimit dhe inkurajohet fuqimisht të realizohet. Për më tepër, vetëvlerësimi mund të ndihmojë drejtorin të synojë fushat për zhvillimin profesional.

Formulari i vetëvlerësimit i drejtorit paraqitet në vijim.

Drejtorët duhet të kryejnë vetëvlerësimin në fillim të vitit shkollor dhe t’i referohen atij gjatë gjithë vitit, për të parë nëse strategjitë e tyre për përmirësimin e performancës janë efektive. Drejtorët nxiten, por nuk kërkohet të ndajnë vetëvlerësimet e tyre me eprorët.

Formular vetëvlerësimi për drejtorin

Udhëzim: Drejtorët duhet ta përdorin këtë formular çdo vit për të reflektuar mbi efektivitetin dhe përshtatshmërinë e praktikave të tyre të bazuar në secilin standard të performancës. Referojuni treguesve të performancës për shembuj e sjelljeve që shpjegojnë çdo standard.

Drejtori: _______________     Data: _________________________

1. Drejtimi i procesit mësimor – edukativ

Drejtori nxit suksesin e të gjithë nxënësve, duke lehtësuar, zhvilluar, komunikuar, zbatuar dhe vlerësuar një vizion të përbashkët për procesin mësimor-edukativ i cili siguron përmirësimin sistematik të arritjeve të nxënësve dhe përmirësimin e shkollës.

Pikat e forta: ________________________

Fushat ku nevojitet të punohet/ strategji për përmirësimin e performancës:_____________________

2. Atmosfera në shkollë

Drejtori nxit suksesin e të gjithë nxënësve, duke zhvilluar, mbrojtur dhe krijuar atmosferë të nxëni dhe edukimi korrekte, pozitive dhe të sigurt në shkollë për të gjithë nxënësit, personelin dhe të interesuarit e tjerë.

Pikat e forta: ______________________________________

Fushat ku nevojitet të punohet/ strategji për përmirësimin e performancës: ______________________

3. Menaxhimi i burimeve njerëzore

Drejtori nxit menaxhimin efektiv të burimeve njerëzore, nëpërmjet ndihmës për zgjedhjen dhe emërimin si dhe duke ndihmuar, vlerësuar dhe ruajtur cilësinë e personelit mësimor.

Pikat e forta:_____________________________

Fushat ku nevojitet të punohet/ strategji për përmirësimin e performancës: __________________

4. Menaxhimi i burimeve materiale dhe financiare

Drejtori nxit suksesin e të gjithë nxënësve, duke mbështetur, menaxhuar dhe mbikëqyrur organizimin, funksionimin dhe përdorimin e burimeve në shkollë.

Pikat e forta: ___________________________

Fushat ku nevojitet të punohet/ strategji për përmirësimin e performancës: _________________

5. Komunikimi dhe marrëdhëniet me komunitetin

Drejtori nxit suksesin e të gjithë nxënësve, duke komunikuar dhe bashkëpunuar në mënyrë efektive me të gjitha palët e interesuara.

Pikat e forta: ________________________________________________

Fushat ku nevojitet të punohet/ strategji për përmirësimin e performancës: _________________

6. Profesionalizmi

Drejtori nxit suksesin e të gjithë nxënësve, duke demonstruar standardet profesionale dhe etike dhe duke u përfshirë në zhvillimin e vazhdueshëm profesional.

Pikat e forta: ______________________________________________

Fushat ku nevojitet të punohet/ strategji për përmirësimin e performancës:

7. Arritjet dhe përparimi i nxënësve

Rezultatet e drejtimit të shkollës pasqyrohen në arritje të mira mësimore – edukative dhe të matshme të nxënësve, bazuar në standardet e përcaktuara.

Pikat e forta: ________________________________________________

Fushat ku nevojitet të punohet/ strategji për përmirësimin e performancës: ___________________________________________________________________

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Binjakëzim mes shkollave

Next Article

“Jehona e një epoke të madhe”, aktiviteti i DAR Berat

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427