Fatjona Buçpapaj, nxënëse e klasës XII – E në gjimnazin “Asim Vokshi” u vlerësua me çmimin e parë në pikturë
Gjimnazi “AsimVokshi” Bajram Curri mori pjesë në konkursin që u zhvillua në Kukës nga shoqata “ALB-AID”. Në konkursin u paraqitën punime të ndryshme të nxënësve të gjimnzeve të Qarkut të Kukësit.
Fatjona Buçpapaj, nxënëse e klasës XII – E në gjimnazin “Asim Vokshi” u vlerësua me çmimin e parë në pikturë.
Ky çmim është shumë i rëndësishëm për gjimnazin “Asim Vokshi” i cili rrëmben çmime në çdo konkurs ku marrin pjesë nxënësit e kësaj shkolle.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.