“Energjia termike”, fizika VII

“Energjia termike” dhe “Energjia e çliruar prej lëndëve djegëse” janë pjesë e programit mësimor në lëndën e fizikës në klasën e VII. Ditari për këto dy tema është realizuar nga mësuesja Majlinda Pupa, shkolla 9-vjeçare Mëzez-Fushë.

Planifikim i orës mësimore

Fusha: Shkencat e natyrës

Lënda: Fizikë

Shkalla: III

Klasa: VII

Mësuese: Majlinda Pupa

Shkolla: 9-vjeçare Mëzez-Fushë

Tema Mësimore: 

Ora e parë: Energjia termike.

Ora e dytë: Energjia e çliruar prej lëndëve djegëse.

Situata e të nxënit:

1. Në 100ml ujë të ngrohtë shtojmë 100ml ujë të ftohtë, matim temperaturën e përzierjes. A do jetë e njëjtë temperatura e përzierjes, nëse në 50ml ujë të ngrohtë shtojmë 50ml ujë të ftohtë.

2. Ngrohim 100ml ujë në një enë laboratorike.

a) nën flakën e qiririt

b) nën flakën e një llampe me alkol. 

A çlirojnë të njëjtë energji të dy ngrohësit?

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe

• Kompetencat e komunikimit dhe te shprehurit

• Kompetencat e të menduarit

• Kompetencat e të nxënit

• Kompetenca personale

• Kompetenca qytetare

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:

Nxënësi / ja: 

• Tregon se trupat e ngrohte zotërojnë energji termike.

• Shpjegon se energjia që është shpërhapur nga një trup i ngrohtë i shkon mjedisit përreth.

• Përdor mjete për të treguar se trupat e ngrohtë zotërojnë energji termike, si dhe shpërhapjen e energjisë së çliruar prej lëndëve djegëse.

• Bën parashikime duke përdorur njohuritë e të kuptuarit shkencor.

• Përdor tabela dhe grafike për paraqitjen e rezultateve.

• Analizon situate të ngjashme dhe nxjerr përfundime.

Fjalë kyçe: Energji termike, shpërhapje e energjisë

Burimet: Teksti Fizika 7, materiale të përgatitura nga mësuesi, internet,

Mjetet: Gotë kimike, ujë, termometër, kronometër, llampë alkooli, qiri.

Lidhja me fushat kurrikulare: Matematikë, TIK, Kimi.

Metodologjia dhe veprimtarit e nxënësve: Diskutim i lirë, demonstrim, punë në grup, punë me klasën.

Organizimi i orës mësimore. Ora e parë 45 min.

Mësuesi u drejton pyetje nxënësve: (10 minuta) Pse na ngroh soba?

Kur na ngroh më shumë dielli, në një ditë vere apo në një ditë dimri? 

Pse? Si vepronin në lashtësi njerëzit për të ngrohur ujë?

Diskutojmë përgjigjet e pyetjeve dhe evidentojmë faktin se trupat e ngrohtë zotërojnë energji termike.

Për realizimin e situatës nx. demonstrojnë (15min). 

Grupi i parë kryen këtë veprimtari:  Në një enë qelqi me 100 ml ujë të ftohte nxënësi shton  në të 100ml ujë të ngrohte. Nxënësi parashikon temperaturën e përzierjes, dhe e mat atë me termometër.

Grupi i dytë: Në një enë qelqi me 50ml ujë të ftohtë nxënësi shton 50ml ujë të ngrohtë.  Nxënësi parashikon temperaturën e përzierjes, dhe e mat atë me termometër. Nxënësit analizojnë rezultatet e dy matjeve dhe nxjerrin një përfundim.

Diskutohen me nxënësit (10min) raste konkrete për trupat e ngrohte që zotërojnë energji termike dhe që e shpërhapin këtë energji në mjedisin përreth.

Punohen në dyshe ushtrimi 1, 3 faqe 31 në tekst.(10min)

Ora e dytë. 45 min. 

Veprimtari praktike. Energjia e çliruar prej lëndëve djegëse.

Qëllimi i punës: Nxënësi provon praktikisht se lëndë të ndryshme  djegëse çlirojnë sasi të ndryshme nxehtësie.

Kryerja e punës. (15 minuta)  Për realizimin e situatës klasa ndahet në grupe,  ku secili grup ka mjetet e nevojshme për kryerjen e eksperimentit.

Grupi i parë.  Ngrohja e ujit me qiri.

Nxënësit hedhin në gotën kimike 100ml ujë të ftohtë, matin me  termometër temperaturën e ujit. Vendosin një qiri nën gotë.

Pasi ndezin qiriun matin me kronometër  kohën e ndryshimit të temperaturës së ujit si dhe temperaturën e tij pas çdo minute. 

Grupi i dytë. Ngrohja e ujit me llampe alkooli.

Nxënësit kryejnë të njëjtin eksperiment si grupi i parë por me një  ndryshim, në vend të qiriut përdorin llampen me alkool.

Kërkoj nga nxënësit për të dy grupet: (15 min)

a) Të hedhin rezultatet e matjes në tabelën e dhënë më poshtë. 

b) Të ndërtojnë grafikun me rezultatet që morëm. 

c)  Ti përgjigjen pyetjeve:  

A i jep qiriu ujit energji me të njëjtën ritëm?   

A është e njëjtë rritja e temperaturës së ujit pas çdo një minute për secilin ngrohës?

A çlirojnë të njëjtën nxehtësi të dy ngrohësit? 

Koha (min)          
Temp (0C)          

Nxënësi bazuar në përgjigjet e pyetjeve arrin në një përfundim të cilin e shkruan atë në fletore.

Kërkoj nga nxënësit të shkruajnë në fletoren e klasës shembuj nga jeta reale për energjinë e shpërhapur nga një trup i ngrohtë përçuar në mjedisin përreth. (10 min)

Vlerësimi: (5 min) Për pjesëmarrjen në diskutim, saktësinë dhe shkathtësinë në përgjigje, për saktësinë e matjeve dhe arsyetimin gjatë hulumtimit rreth ndryshimit të temperaturës së ujit.

Detyrë shtëpie: Ushtrim nga fleta e punës.

Punë e diferencuar: Nxënësi të krijojë një ese e cila në përmbajtjen e sajë të shprehë kryerjen e veprimtarive të ndryshme që zotërojnë energji termike.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Projekt, gjeografi VI

Next Article

Ç’të bëjmë me librin mësimor?

Related Posts